Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdag, ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi në Stamboll.

Nga ky shpërthim i bombës vdiqën gjashtë persona derisa mbi 80 të tjerë u plagosën.

Bozdag tha se sulmi ishte i planifikuar.

Ai shtoi se një grua kishte qëndruar në ulëse për mbi 40 minuta.

“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ai.

Kreu i Drejtësisë turke iu bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve të rreme.

Ai theksoi se mund të ketë dy versione lidhur me ngjarjen.

“Ka dy versione. Ose kjo çantë ka një pajisje në të dhe shpërthen vetë ose dikush e shpërthen nga distanca. E gjithë kjo aktualisht është duke u analizuar”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dy shtete mosnjohëse, Kina dhe Rusia pushtojnë tregun e Kosovës me mallra

Dy shtetet më të fuqishme në botë që ende nuk e njohin…

Kamberi: Të vazhdojë lufta politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Në Luginën e Preshevës është duke votuar procesi i votimit për zgjedhjet…

Ukraina korri një fitore në GJND, Rusia detyrohet të ndal pushtimin

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar shtetin rus që të ndalojë agresion…

Vizat për Kosovën, “Reuters”: BE-ja nuk e ka mbajtur premtimin

Shefja ekzekutive e Bashkimit Evropian (BE) është munduar të mërkurën që t’i…

Të paktën 50 të humbur nga shembja e pallatit të banimit në Miami Beach

Më shumë se 50 njerëz mbeten të humbur nga shembja katastrofike e…