Ministrat evropianë miratuan të martën një propozim të Komisionit për të ofruar një ndihmë shtesë prej 1 miliard euro për Ukrainën.

Ndihma e re makrofinanciare (MPJ) i shtohet 1.2 miliardë eurove të dhëna tashmë në fillim të këtij viti dhe do të lëshohen si kredi afatgjatë, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ndihmë synon të adresojë nevojat imediate dhe më urgjente për financim të Ukrainës dhe të sigurojë që shteti ukrainas të vazhdojë të kryejë funksionet e tij më kritike.

Zbyněk Stanjura, Ministri i Financave i Çekisë, i cili aktualisht mban presidencën gjashtëmujore të rradhës të Këshillit Evropian, tha në një deklaratë se “vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyrë”.

“Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi përshpejtuar vendimin për të ofruar 1 miliard euro ndihmë makro-financiare”, shtoi ai.

BE-ja do t’i mbledhë paratë përmes tregjeve ndërkombëtare të kapitalit me një maturim të gjatë dhe do t’i transferojë ato në Ukrainë me të njëjtat kushte. Brukseli gjithashtu do të mbulojë kostot e interesit dhe do ta mbështesë kredinë me fonde nga buxheti i tij.

Vendimi i ministrave të financave gjatë takimit të tyre Ecofin në Bruksel u mirëprit nga presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, e cila tha se paratë duhet t’i shpërndahen Ukrainës “këtë muaj”.

Fondet janë menduar të jenë kësti i parë i një pakete MPJ prej 9 miliardë eurosh të propozuar nga Komisioni në maj dhe të miratuar nga udhëheqësit e BE-së në një samit të Këshillit në fund të qershorit.

Por, Gjermania thuhet se po bllokon paketën, duke argumentuar kundër dhënies së kredive me para të mbledhura në tregjet ndërkombëtare, të cilat BE-ja filloi ta bënte vetëm kolektivisht në përgjigje të pandemisë COVID-19.

Berlini po i bën thirrje bllokut që t’i japë grante vendit të shkatërruar nga lufta dhe muajin e kaluar nënshkroi një marrëveshje për t’i dhënë Kievit 1 miliardë euro grante.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Apeli e kthen në rigjykim rastin për korrupsion ndaj Pal Lekajt dhe tre të tjerëve

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj ish-kryetarit të…

Abazoviq: Do të jem kryeministër që nuk bën dallime ndërmjet popujve që jetojnë në Mal të Zi

Mandatari për qeverinë e re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq tha…

Takimi i Shtatëshes në SHBA, ndoshta në fund të qershorit

Këshilltari i sigurimit kombëtar amerikan, Robert O’Brien tha të dielën se takimi…

Scholz: Jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione kundër Rusisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurt pas një takimi të liderëve…

Osmani udhëtoi drejt Japonisë për pjesëmarrje në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Japoni, ku krahas…