Pas deklaratave të presidentit të zgjedhur në Mal të Zi, Jakov Milatoviq për gjenocidin serb të kryer në Srebrenicë, ka reaguar presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Ai ka thënë se Milatoviq ka zgjedhur që t’i bëj lajka Sarajevës dhe t’i ofendojë serbët dhe Republikën Srpska. Madje, Dodik ka deklaruar se përkundër humbjes së zgjedhjeve presidenciale nga Milo Gjukanoviq në Mal të Zi, ka fituar politika e tij anti-serbe, transmeton klix.ba

“Presidenti i ri i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e gjykon Srebrenicën sikurse paraardhësit e tij. Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, pa përmendur vuajtjet e serbëve në dhe përreth Srebrenicës si dhe rezistencën e serbëve për të mos pranuar krimet që s’i kanë kryer, tregon se Milatoviq zgjodhi ta lajkatojë Sarajevën pa hezituar dhe t’i fyej serbët dhe Republikën Srpska. Është turp, mendoja që politika anti-serbe në Mal të Zi ishte mposhtur”, ka deklaruar Dodik, transmeton Gazeta Express.

Dodik ka thënë se Milatoviq nuk do të mund të zgjidhej president pa votat e serbëve.

“Mendoj se Milatoviq është një zgjidhje më pak e keqe se Gjukanoviq, por ai është më pak i vështirë për t’u rrëzuar se Gjukanoviq”, ka thënë Dodik.

Presidenti i zgjedhur së fundmi i Malit të Zi, Milatoviq ka thënë sot se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Avokati Raufi i përgjigjet Bujar Osmanit: “Ti nuk merr vesh as në mjekësi, mos u përziej në drejtësi!”

Avokati i Tomor Morinës, Naser Raufi i është përgjigjur Bujar Osmanit i…

Buka, mielli, vaji,… nga sot shiten pa TVSh!

Nga sot tërësisht hiqet Tatimi i Vlerës së Shtuar për produktet bazë…

VIDEO / Rrahje me grushte mes deputetëve në parlamentin e Turqisë

Dhjetëra deputetë të partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe të Partisë…

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pejës. Lajmin…

Gjermania lejon Poloninë t’ia dërgojë Ukrainës avionët e vjetër luftarakë

Gjermania e ka miratuar kërkesën e Polonisë për t’i eksportuar pesë avionë…