Përveç mbi 12 mijë ushtarëve të vrarë, Ukraina thotë se kanë bërë shkatërrimin e 77 aeroplanëve dhe 90 helikopterëve të ushtrisë së Rusisë.

Ndërkohë, po sipas të dhënave të shtetit tanimë të goditur nga agresioni rus, ata kanë shkatërruar edhe 389 tanke ruse, si dhe 150 njësi artilerike.

Por të pa goditura nga ushtria ukrainase nuk kanë mbetur as sistemet raketore ruse, automjetet e blinduara dhe pjesë të tjera të artilerisë ruse.

Sipas autoriteteve ukrainase, bëhet fjalë për të dhëna të mbledhura që tregojnë për humbjet në ushtarë dhe dëmet në artileri të shkaktuara deri më 14 mars, që ata i kanë shkaktuar ushtrisë ruse.

Ndryshe, edhe në ditën e 19-të, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sllovenia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ka marrë mbështetje për liberalizimin e…

Në BFI nuk ka donacione – BFI i vjedh ndihmat e donuara

Shaqir Fetait mbase i kujtohet kur drejtor të Medresesë ishte Sabahudin ef.…

Nexhmedin ef. Saqipi, zgjidhet Reisul-l- Ulema i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi, deri në zgjedhjet e reja

Të dielën e 29 janarit, në Beograd, në ambientet e Bajrakli Xhamisë,…

Haradinaj kujton Haxhi Zekën e Shaban Polluzhën: Ishin frymëzim për brezin e UÇK-së

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot përkujtoi…

Moldavia mbyll përkohësisht hapësirën ajrore

Ish-republika sovjetike ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, sipas Air Moldova. Kjo…