Afër 13,000 civilë ukrainas janë evakuuar përmes korridoreve humanitare gjatë të shtunës, dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Ky numër i të evakuuarve është pothuajse dyfish më i lartë krahasuar me një ditë më parë. Përmes një mesazhi të postuar online, zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha sende askush nuk ka arritur të largohet nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Ajo fajësoi forcat ruse për mosevakuimin e banorëve të këtij qyteti në jug të Ukrainës. Më herët, Moska akuzoi forcat ukrainase se me qëllim nuk po lejojnë që qytetarët e Mariupolit të evakuohen.

Autoritetet lokale të Mariupolit kanë thënë se një konvoj me ndihma humanitare dhe autobusë për të evakuuar qytetarët është nisur nga Zaporizhja rreth tetë orë më parë, por ende nuk kanë informacione se ku gjendet aktualisht ky konvoj.

Njoftimi për evakuimin e 13,000 civilëve vjen në ditën kur në disa qytete ukrainase po zhvillohet luftime të ashpra, përfshirë edhe periferinë e Kievit dhe të Mariupolit.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Kievi vazhdimisht e ka akuzuar Moskën se nuk po respekton marrëveshjet për evakuimin e civilëve dhe po sulmon caqet civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

FJALA: Masakra Reçakut dëshmi e krimeve të regjimit të Serbisë në Kosovë

FJALA kujton dhe nderon viktimat e masakrës së Reçakut, që dëshmuan terrorin…

MSH: E gatshme është certifikata për personat që janë infektuar me virus

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Sistemin Nacional “Termini im” është vendosur…

Ambasadori francez i shqetësuar për kërcënimet ndaj liderëve të PDK-së dhe LDK-së

Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, është shprehur i shqetësuar mbi…

Ish-ministri serb i Mbrojtjes: Kosovën e kemi humbur me nënshkrimin e kapitullimit në vitin 1999

Ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, tha sot se Serbia në…

Zelensky bën hapa të mëtejshëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai kishte “bërë hapa të mëtejshëm…