Repertorët e teatrove shqiptare janë të stërmbushura me vepra të autorëve të huaj, ndërkaq kjo krijon përshtypjen se autorët shqiptarë janë në gjumë të thellë. Logjika e mbrapshtë e “regjisorëve” shqiptarë, sidomos e atyre të rinjve se kërcimi drejt famës është i mundur vetëm përmes autorëve të huaj, është vetëm një dëshmi e një snobizmi, i cili ka një reflektim negativ në skenën e Talisë.
Shija e sëmurë për t’i pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja është një lëndë e mjaftueshme për analizë socio-psikologjike dhe për nxjerrjen e përfundimit se qasjet e këtilla janë më shumë se të dëmshme.
Po pse nuk pëlqehen autorët shqiptarë? Sepse, realizimi i tyre kërkon punë nga pika zero. Themi kështu, sepse nuk është fshehtësi fakti se shumë vepra të autorëve të huaj, në interpretim të teatrove të ndryshme, i kemi të gatshme në kanalin YouTube. Pra, kemi edhe regjisorë të tillë që na shesin “dushk për gogla”.
Kjo është njëra anë e medaljes, kurse ana tjetër e medaljes është logjika e “kursim-vjedhjes”! Autorët e huaj bëhen më tërheqës, për shkak se atyre nuk u paguajnë honorarë. Pra, autorët shqiptarë, sipas kësaj logjike, janë “zhvatës” të buxhetit të teatrove dhe kjo, sipas drejtuesve të teatrove, është një pengesë “kolosale”, ndaj dhe, gjithnjë sipas drejtuesve të teatrove shqiptare, “kursimi” është i mundur vetëm me vënien në skenë të autorëve të huaj.
Zbatimi i “politikave” të tilla të individëve që drejtimin e teatrit e shfrytëzojnë për përfitimi personale-materiale, është një abuzim i rëndë me kulturën shqiptare, përkatësisht me dramaturgjinë shqiptare, e cila në vend që të afirmohet, ajo thjeshtë degradohet përmes lënies në heshtje.
Çuditërisht kjo nuk i shqetëson as ata që janë më të thirrur të shqetësohen: aktorët, të cilët nuk mbajnë llogari për dinjitetin e tyre, duke ua dhënë aminin edhe projekteve më destruktive, duke u bërë herë – herë edhe pjesë e eksperimenteve dështuese të regjisorëve dështakë.
Është e patolerueshme që drama shqipe të injorohet brutalisht për shkak të lakmisë materiale të drejtuesve të teatrove shqiptare. Është e papranueshme tendenca që dramaturgjia shqiptare të afirmohet me vepra jo-shqiptare dhe në fund, nuk ka perspektive me drejtues teatrosh që s’bëjnë as gjumë, duke projektuar plane pasurimi…/HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi origjinën ilire të gjuhës shqipe

Kumtesa e mbajtur në vitin 1982 në Beograd nga dr. Idriz Ajeti,…

Shqiptari Fetah Efendiu sipas dokumenteve të UDB-ës jugosllave

Pas vdekjes së Ataullah Hoxhës (dhjetor të vitit 1946), për udhëheqës të…

Mohamed Salmawy: Një film për mbretin shqiptar të Egjiptit, Mohamed Ali

Më shumë se 3 shekuj më parë, një familje nga Zëmblaku i…

Biografi për të famshmin Ali Pashë Tepelena

Nga Aurenc Bebja/ “La Quotidienne” ka botuar, të shtunën e 29 nëntorit…

Përshkrimi i udhëtimit të udhëpërshkruesit të njohur gjerman: Johann Georg von Hahn gjatë vitit 1858, nëpër trevat shqiptare të Leskocit

Serbët e shkruajnë se Hahn, kishte shprehur shumë interesim për ti vizituar…