Keqpërdorimi i demokracisë, duke e shndërruar atë në një anarki të çuditshme, bëri që në skenë të dalin edhe shumë injorantë, të cilëve mendja u ishte bërë top se kthesa në kulturën shqiptare është e mundur vetëm me “angazhimin” e tyre.
Ndaj, nuk ngurruan fare që veten jo vetëm ta konsiderojnë, por edhe ta paraqesin zëshëm si “shpëtimtarë” dhe “arkitektë” të kësaj kthese të madhe në lëmin e kulturës, letërsisë dhe artit.
Dhe, këtyre injorantëve pa masë do t’ju pëlqejë vetja, duke mos pasur nevojë as për pasqyrën. Dhe çka ndodhi pastaj?
Ky vetëpëlqim hapi një shteg të gjerë për paraqitjen e grupimeve të reja, bartësit e të cilëve do të thonë: “kur munden ata, pse s’mundemi ne”!?
Pra, misioni i tyre nuk ishte morali, virtyti, etika, perspektiva, përgjegjësia, dinjiteti, por thjeshtë interesi, që u bë kod i aspiratës së atyre që u pëlqente vetëm vetja, por e mbështjellë me vellon e “patriotizmit” të zjarrtë.
Kjo mjaftoi për t’u krijuar një ambient i divergjencave, i cili prodhoi me shumë shkrimtarë se lexues, shtypshkronja që shtiren si botues, “kritikë” që nuk e dinë as abc-në e kritikës, më shumë amatorizëm se sa profesionalizëm, festivale të shumta me qëllime të pastra përfitimi, promovime ku më shumë rëndësi u jepej kikirikëve se sa ajo që promovohej e kështu me radhë.
Kur gjithë kësaj t’i shtohet edhe paraqitja e mafisë letrare, teatrale, mafisë së festivaleve, atëherë është e qarta se pse jemi aty ku jemi, në ambientin e divergjencave të shumta, në të cilin ambient që moti janë akomoduar edhe ata që janë të thirrur dhe paguhen për ta dekontaminuar ambientin tonë kulturor.
Indiferenca e tyre është vetëm një dëshmi se edhe ata janë të korruptuar nga të gjitha llojet e mafive që investojnë për ta pasur kontrollin e plotë mbi çdo gjë që ndërlidhet me kulturën shqiptare.
Është koha që të shpërthejnë zërat e vërtetë që e dinë se tërësia e arritjeve të një populli në fushën e prodhimit dhe në zhvillimin shoqëror e mendor, është e mundur vetëm në saje të vlerave të qëndrueshme në të gjitha segmentet e asaj që quhet kulturë. /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

E tashmja reale, si pengesë!

NEVIANA SHEHI, për frymëzimin, procesin krijues, kohën… Ndonjëherë më duket se jetojmë…

POLITIKAT KOMBËTARE DHE DIASPORA SHQIPTARE

Diaspora shqiptare përbën më shumë se gjysmën e trungut tonë etnik! Diasporë…

POLITIKË DHE STRATEGJI KOMBËTARE KUNDËR KULTURËS SHQIPTARE

Nga Avni Halimi / Cila ishte pozita kulturore e shqipytarëve të Maqedonisë…

Hejza: SOT AS SHKRIMTARËT NUK LEXOJNË

Sot ndodh që në promovime librash, folësit të flasin për veprën pa…