Kryeministri grek Kirjakos Micotakis kërkoi që BE-ja të hapë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë javën e ardhshme, duke e akuzuar Francën për bllokimin e procesit.

Në intervistën për Fajneshëll Tajms, të publikuar sot, Micotakisi e kritikoi vendimin e presidentit francez Emanuel Makron në tetor që ta bllokojë miratimin e datës për fillimin e negociatave.

“Shpresoj se ky gabim do të korrigjohet”, theksoi Micotakis.

Derisa ishte në opozitë, Micotakisi e kritikonte Marrëveshjen e Prespës. me të cilën Maqedonia e Veriut u morr vesh me Athinën që ta ndryshojë emrin në këmbim të hapjes së rrugës drejtë anëtarësimit në BE dhe NATO, përkujton gazeta. Por ai premtoi se pasi që të ratifikohet, do ta respektojë Marrëveshjen dhe pasi erdhi në pushtet i mbështet përpjekjet e Shkupit për fillimin e negociatave me BE-në.

Në pyetjen e Fajneshëll Tajms për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, Micotakisi thotë: Isha i shqetësuar, jam i shqetësuar dhe do të jem i shqetësuar. Dhe për këtë vlerësoj se vendimi i Këshillit Evropian duhet të shqyrtohet në vitin 2020.

Vendimi i Makronit që të vendosë veto në zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së i hidhëroi kryeqytetet tjera, në mesin e të cilave edhe Gjermaninë, pohon Fajneshëll tajms.

Micotakisi i bëri thirrje Makronit që të shoh zgjerimin e BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor si qëllim gjeopolitik, siç këtë e bënin pararendësit e tij në Paris në promovimin e anëtarësimit të Greqisë para katër dekadave.

“Nëse shohim kontekstin më të gjerë gjeopolitik, është shumë e qartë se duhet të ruhet rruga evropiane e hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me kusht që t’i përmbushin kërkesat, sepse ky nuk është proces automatik. Nëse shohim disa elemente nga rrëfimi për Greqinë, në vitin 1979 Greqia (i përfundoi negociatat) u bë anëtare e Bashkësisë Evropiane Ekonomike, sepse një president francez, në atë kohë, solli vendim të guximshëm, duke e parë kontekstin më të gjerë gjeopolitik, se Greqia duhet t’i përkiste Evropës që të tejkalohet trauma nga junta.

“A ishte e gatshme Greqia për anëtarësim në atë periudhë? Kush e di. Dhe gjithsesi procesi realizohej shumë më ndryshe në atë kohë. Por ishte vendim gjeopolitik dhe ishte vendimi më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit, nëse shihet retrospektiva”, deklaroi Micotakisi për Fajneshëll tajms.

Kryeministri grek, gjithashtu, e kritikoi deklaratën e Makronit se NATO-ja është në gjendje të vdekjes së trurit. Ai vlerësoi se edhe pse halle të caktuara të Makronit për Aleancën janë valide, megjithatë shprehja e përdorur është kundërproduktive.

“Ndonjëherë edhe gjuha të cilën e përdorim është shumë e rëndësishme, prandaj është e mundur që ta sjellë rezultatin e kundërt”, tha Micotakisi. Ai sqaroi se tjetër është të thuhet se nevojiten reforma në NATO, por krejt ndryshe është që të thuhet se është në gjendje të vdekjes së trurit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…