Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, e ka akuzuar Qeverinë dhe presidentin Stevo Pendarovski, se e kanë ndarë popullin sa i përket ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Mickoski tha se ditëve të fundit Pendarovski dhe LSDM me sjellje të papërgjegjshme, publikisht kanë numëruar kush ka qenë për Rusinë e kush për Ukrainën, duke shtuar se një pjesë të madhe të popullit maqedonase e kanë shpallur pro-rus.

“Ndarja e këtillë “Ukrainë-Rusi” që ia bëjnë popullit bëhet vetëm kur kanë interesa të ngushtë politike dhe partiake, por jo edhe kur bëhet fjalë për tenderë ose blerje nga kompanitë që janë në listë të zezë nga aleatët tanë”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se kjo ndarje e popullit nënkupton futjen e përçarjes shtesë në shoqëri.

“Por çfarë të presësh nga njerëzit që nuk e kanë tejkaluar veten për të bashkuar popullin maqedonas në arritjen e një konsensusi për këtë çështje me Bullgarinë, dhe jo për Ukrainën, ku ata e shohin krijimin e përçarjeve si një operacion të rregullt për të cilin janë krenarë”, the mes tjerash Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ukraina akuzon Rusinë për rrëmbimin e kryebashkiakut të Melitopolit

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka akuzuar ushtarët rusë për rrëmbimin e…

Liderët e G7: Të hetohet origjina e virusit

Udhëheqësit e samitit: Të bëhet transparencë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë Udhëheqësit…

Shteti me mbi 1 milion e 600 mijë të infektuar, presidenti pranon se ka simptoma të COVID-19

Autoritetet braziliane kanë publikuar bilancin e fundit me koronavirus, ku më shumë…

Deputeti i VV’së kërkohen dorëheqjen e Armend Zemajt

Pas disa vdekjeve që tashmë është duke i hetuar prokuroria që kanë…