Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp konfirmoi përçarjen mes VMRO-së dhe kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, përcjell TV21. Mickoski tha se në jetë jogjithmonë përmbushen pritshmëritë

“Për mua është me rëndësi Shkupi të zhvillohet dhe për këtë edhe mbështetëm kandidat të pavarur edhe në jetë keni momente kur do të shihni se pritshmërit nuk janë ashtu siç i keni pasur ju ato pritshmëri, edhe nga njëra anë edhe nga ana tjetër dhe atëherë thjesht rrugët mundet në jetë të u shkojnë në anë të ndryshme”, deklaroi Mickoski.

I pyetur se a do të vazhdojë të jetë pjesë e shumicës në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Mickoski nuk u përgjigj konkretisht, por tha se do të mbështesin çdo projekt në të mirën e qytetit.

“Sa i përket shumicës në Këshill, VMRO-DPMNE ka kryesues, profesori Trajko Sllavevski është atje, kemi shumicë, por janë gjëra fluide, sot keni nesër nuk keni, nuk është rëndësi e madhe”, tha Mickoski.

Mickoski tha se kuadrot e VMRO-DPMNE-së që janë shkarkuar nga funksionet në Qytetin e Shkupit kanë mbështetjen e tij dhe se beson në panën tyre të ndershme.

“Edhe Gjoko Vellkovski, dhe Zllatko Perinski kanë mbështetjen time të qartë, sepse besoj në karakterin e tyre të ndershëm dhe në punën e tyre të ndereshme”, tha Mickoski.

Përçarjet mes kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe VMRO-DPMNE-së vijnë pasi Qyteti i Shkupit shkarkoi Zllatko Perinskin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Uji dhe Kanalizimi”, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit të Shkupit, Gjoko Vellkovski, të dy kuadro të VMRO-DPMNE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Masakër në Teksas: Vriten 14 fëmijë dhe një mësues në një shkollë fillore

14 nxënës dhe një mësues u qëlluan për vdekje të martën në…

Haradinaj: Amerika nuk e do servilizmin, i do liderët që e mbrojnë popullin dhe vendin e vet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka raporte të forta…

Dy të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë të mesme në Buffalo të Nju Jorkut

Dy persona, duke përfshirë një student, thuhet se u qëlluan me armë…

Ish-zyrtarë republikanë, thirrje partisë për presion ndaj presidentit

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare u kërkuan të…

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri/ Niko Peleshi pret gjeneralin amerikan

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko…