Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka nisur vizitën zyrtare në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në ambientet e kryeministrisë me anë të një ceremonie shtetërore.

Në orën 11:15 pritet që Michel dhe Rama të dalin në një konferencë për mediat.

Presidenti i KiE prej ditësh ndodhet në Ballkan në kuadër të një turi ku në fokus janë proceset integruese të vendeve që kërkojnë anëtarësimin në BE.

Ndërkohë kryeministri Rama vijon të këmbëngulë se nëse nuk ka një vendim pozitiv për negociatat deri në Qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE./tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë më 7 dhe 8 shtator

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të zhvillojnë takime…

Zgjedhjet e 25 prillit/ Diplomatët europianë: Të gjitha palët politike të përfshihen në dialog. Në këtë periudhë tranzicioni nuk duhet të…

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë…

Arsovska kryeson kundër Shilegovit me 7.800 vota

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Shkupit shkojnë…

Gjuetarët e viruseve, në shpella për të parashikuar pandeminë e radhës

Përpara se të futen në shpellë, pjesëtarët e ekipit të shkencëtarëve vendosin…

Ora policore gjatë uikendit nga 16:00 deri në orën 05:00, për të gjithë qytetarët

Ndalesa për lëvizje në tërë territorin e shtetit sot dhe nesër do…