Njësitë e deminimit që operojnë nën ombrellën e ushtrisë ukrainase, konsiderohen si njësitë më të rëndësishme, e në veçanti që kur ky vend është në luftë me Rusinë.

Derisa pastronin fushat e minuara në rajonin e Khersonit, ata përdorën mjete të rënda të blinduara dhe një metodë unike, për t’i hedhur në erë mjetet e pashpërthyera që janë vendosur nga rusët.

Këto mjete shiheshin duke lëvizur në fushë dhe hidhnin një lloj “grepi” që kishte një kabllo të çeliktë, të cilën pasi e tërheqin zvarrë, aktivizonin mjetet e pashpërthyera.

Kujtojmë që rajoni i Khersonit, ka qenë pikë e nxehtë javëve të fundit, pasi ukrainasit i kanë detyruar rusët të tërhiqen nga shumë pozicione dhe të çlirojnë qindra vendbanime.

Madje në këtë rajon zyrtarët prorusë kanë urdhëruar evakuimin e mbi 70 mijë njerëzve, nga frika se kundërofensivës ukrainase mund të zgjerohet në këtë rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ish-kryeministri i Pakistanit njofton rifillimin e marshimit të gjatë antiqeveritar nga e marta

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan tha se marshimi i tij antiqeveritar në…

Sa kompensohen viktimat e krimit në Kosovë?

Mirëpo, viktimat e këtyre rasteve në Kosovë mund të marrin kompensim në…

VV-LDK dakordësi programore

Koalicioni Vetëvendosje-LDK në Kosovë po njëson programin qeverisës për katër vitet e…

Origjina e COVID/ Anthony Fauci habit me deklaratën e tij

Dr.Anthony Fauci nuk është i bindur se COVID është zhvilluar natyrshëm, teksa…

Rusia e Ukraina takohen ‘online’ më 1 prill

Bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë më 1…