Presidenti Ilir Meta ka bërë sërish një thirrje për votimet e nesërme. Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se nesër në Shqipëri do të ketë referendum kundër dhunës dhe pro paqes.

Më tej ai shkruan se barazia e votës na garanton barazinë ndaj përpara ligjit. Kreu i shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nesër të veprojnë me qetësi dhe vendosmëri dhe t’i tregohet Europës “se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet”.

“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit. Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit. Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.

Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet.  Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë“, shkruan Meta.

Më herët gjatë ditës Presidenti Ilir Meta ka pasur dy konferenca për mediat dhe ka kërkuar që të ndalen krimet zgjedhore që sipas tij po ndodhin ditët e fundit në vend./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…