Komisioni hetimor per shkarkimin e Presidentit te republikes pritet qe te therrase javen e ardhshme Meten ne séance degjimore.

Deputetet kane miratuar planin e hetimit I cili eshte I thjeshte, nje mbledhje me kryetarin e shtetit, administrim I shkresave qe kane ardhur nga institucionet dhe diskutimi final nese Presidenti ka shkelur apo jo kushtetuten; por pika me e rendesishme eshte opinion I Komisionit te Venecias I cili do te vendose fatin e punes se komisionit.

Ekspertet e Venecias mberrijne ne Tirane javen e ardhshme e do te degjojne te gjitha palet ne lidhje me vendimin e presidentit Meta per te anulluar daten e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit.

Ne varesi se kur do te publikohet opinion final I eksperteve te Venecias atehere do te marre vendim komisioni e me pas parlamenti.

Por ne cdo rast vendimi I parlamentit nuk perkthehet ne shkarkim te Metes, pasi vendimi final I perket gjykates kushtetuese e cila ende dhe sot eshte jashte funksionit.

E ndersa ne ambjentet e kuvendit vazhdonte hetimi I Presidentit, vete Ilir Meta zgjodhi ti kunderpergjigjes mazhorances me nje postim ne rrjetet sociale ku theksonte se “Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë.”

“Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!” ka deklaruar presidenti Meta duke perseritur pozicionin e tij ne raport me veprimet e fundit te shumices socialiste.

Nderkaq ende nuk dihet nese kreu I shtetit do ta shfrytezoje apo jo mundesine qe I jep kushtetuta dhe ligji per tu paraqitur vete para komisionit hetimor e per te shpjeguar pse sipas tij anullimi I 30 qershorit nuk perben shkelje te kushtetutes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sanksionohen 443 qytetarë për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit  (25/26.07.2020) në të gjithë vendin janë regjistruar…

Rusia kërcënon haptazi Finlandën dhe Suedinë, thotë se nëse anëtarësohen në NATO do të shihen si “oponentë”

Finlanda dhe Suedia kanë arritur mbrëmë në fazën e rëndësishme rrugës drejt…

Opozita shqiptare dhe Qeveria arrijnë marrëveshje për ligjin e shtetësisë

Arrihet marrëveshje verbale për ligjin e shtetësisë. Nga takimi mes kryeministrit Zoran…

Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19

Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë…

Kryebashkiaku japonez: Burrat duhet të bëjnë pazar gjatë pandemisë, pasi gratë vonohen shumë

Kryetari i qytetit të tretë më të madh të Japonisë, Osaka, Ichiro…