Kim: Kërcënimet dhe nxitja e dhunës meritojnë dënim

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja Yuri Kim janë përfshirë në një debat të fortë në distancë mes tyre.

I ftuar në një emision televiziv, kreu i shtetit bëri të ditur se ambasadorja Yuri Kim i kishte nisur një mesazh ku i kërkonte që në deklaratat e tij të mos përmënde më fjalën sfurk.

“Tani live sapo me shkruajti ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me sfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.

Pas kësaj deklarate, diplomatja amerikane e bëri publik qëndrimin e saj me anë të një mesazhi në Twitter.

Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”.

Me publikimin e këtij mesazhi kreu i shtetit bëri akuza të forta ndaj ambasadores duke i kërkuar të mos mbrojë Kryeministrin Rama.

“Meqë jam transparent po ju them edhe një fakt që ambasadorja amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Ardian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës”.

Meta shkoi edhe më tej kur tha se e di që Shtetet e Bashkuara edhe mund ta vrasin nëse dëshirojnë.

“Të më çojnë te Mali me Gropa”.

Presidenti e ftoi ambasadoren që së bashku me Kryeministrin Rama të ballafaqohen me të në një debat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…