Vendimi i Lionel Messit për t’u larguar këtë verë nga Barcelona e ka shokuar botën e futbollit, por ka ngjallur shpresë te tifozët e klubeve të ndryshme që mund ta kenë në skuadrën e tyre fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë.

Tashmë kanë nisur spekulimet për klubet potenciale që mund ta përballojnë transferimin e 33-vjeçarit dhe ato janë: Manchester City, Paris Saint-Germaini, Interi dhe Manchester Unitedi.

Megjithatë, ekzistojnë disa pengesa dhe zhvillime eventuale në të ardhmen që nuk e lejojnë që transferimi të jetë i lehtë.

Më poshtë jua sjellim disa të dhëna të rëndësishme lidhur me situatën e numrit 10 magjik:

Kur mund të largohet Messi nga Barcelona

(Foto: Manu Fernandez/Pool via Getty Images)

Pengesa kryesore e largimit është dyshimi lidhur me validitetin e klauzolës për largimin e sulmuesit. Argjentinasi mund të shprehë dëshirë të largohet si lojtar i lirë në fund të çdo sezoni, por thuhet se ky opsion ka skaduar më 10 qershor.

Megjithatë, Messi konsideron se afati është dashur të shtyhet në përputhje me shtyrjen e sezonit, si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Lojtari dhe familja e tij insistojnë se duhet t’i lejohet largimi me parametrat zero, por Barca pohon se afati ka skaduar dhe diçka e tillë nuk mund të ndodhë.

Çfarë ndodh tash

(Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

Klubet e interesuara mund të bëjnë presion që të sigurojnë një certifikatë transferimi nga FIFA që do t’ua mundësonte regjistrimin e Messit, para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Mirëpo, rasti nuk do të mbyllej me kaq, sepse FIFA do të duhej të vendosë nëse Blaugranët apo klubet tjera kanë të drejtë. Një seancë e tillë dëgjimorë, nuk do të mund të mbahej para fillimit të vitit 2021.

Kur mund të largohej Messi

(Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images/Guliver)

Nëse FIFA vendos në favor të Messit, atëherë gjërat do të zgjidheshin lehtë, ashtu që City, PSG, Inter, United apo ndonjë klub tjetër, do të duhej të arrinin marrëveshje me futbollistin.

Pikë kyçe do të ishte paga e tij e majme, pasi superylli argjentinas përfiton në total rreth 110 milionë euro në vit.

Më e keqja do të ishte nëse FIFA vendos kundër Messit. Atëherë, klubet e interesuara duhet të merreshin vesh me Barcën për çmimin e lojtarit.

Si mund të zgjidhet ndryshe

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Messi mund të shkojë në një gjykatë punësimi për ta argumentuar çështjen e tij dhe të përpiqet ta paguajë vet prishjen e kontratës, duke shmangur kështu klauzolën prej 700 milionë eurosh.

Megjithatë, ky do të ishte një proces i gjatë dhe vështirë se mund të përfundonte para mbylljes së afatit të sivjetmë veror. Për më shumë, betejat ligjore nuk i konvenojnë asnjërës palë, sepse mund të ketë shumë vonesë në zgjidhjen e tyre.

Kur do të mund ta zhvillonte ndeshjen e parë me klubin e ri

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gjithçka varet nga ajo që u tha më lartë dhe metoda e zgjidhjes së situatës. Messi pritet t’i nisë përgatitjet parasezonale me Barcelonën në javën e ardhshme, ndërsa deri në zgjidhjen e situatës, kalimi eventual në një skuadër tjetër do të vonojë.

Messi është ëndërr e çdo klubi dhe derisa në të kaluarën ishte vetëm si e tillë, tashmë tifozët e klubeve të pasura mund të shpresojnë seriozisht që ta shohin superyllin argjentinas me fanellën e klubit të tyre të zemrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…