Gjykata Speciale tashmë ka marrë vendim për lirimin e parakohshëm të ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar për Telegrafin se Gjykata Speciale ka marrë vendim për lirim me kusht ndaj Hysni Gucatit.

I pyetur nëse vendimi i njëjtë është marrë edhe për Nasim Haradinaj, ai tha se ndaj tij një tjetër vendim pritet të jepet pas dy ose tri muaj.

Po ashtu Telegrafi ka dërguar pyetje zyrës për informim në Gjykatën Speciale, por të njëjtin ende nuk janë përgjigjur.

Ndryshe, ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.

Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ngritët aktakuzë ndaj personit që kreu vrasjen në Bardhaniq të Gjakovës

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë…

Protesta e serbëve në veri, Policia e Kosovës: Kemi bërë planifikimet operacionale – qytetarët të mos bien pre e provokimeve

Policia e Kosovës, ka dalë me një njoftim sa i përket protestës/tubimit…

Turqia po monitoron nga afër incidentin me dronin amerikan në Detin e Zi

Turqia po monitoron nga afër dronin ushtarak amerikan që u rrëzua në…

Shkon në 19 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe dhjetëra njerëz janë zhdukur në…

​Krimineli Ratko Mlladiq shtrihet në spital

Krimineli i luftës Ratko Mlladiq, i cili po vuan dënimin e përjetshëm…