Kancelarja gjermane Angela Merkel sërish ka bërë thirrje për vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e problemit të Kosovës, duke theksuar se është e nevojshme avancimi i  procesit në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.

Ndër të tjera Merkel theksoi se BE dëshiron të ruajë vrullin në reforma dhe të dihet se disa çështje në lidhje me Kosovën duhet të zgjidhen në lidhje me pranimin e Serbisë në BE.

Gjithashtu kancelarja është shprehur se nuk mund të thotë asgjë në lidhje me informacionet se Gjermania dhe Franca mund të caktonin një emisar special për dialogun.

Ajo tha se Gjermania dhe Franca janë ende duke u përpjekur për rifillimin e dialogut dhe të bëjnë ‘diçka’ në lidhje me taksat që Prishtina ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë.

Merkel kujtoi që procesi ishte ndërprerë dhe theksoi se dialogu do të rifillojë pas zgjedhjeve në Kosovë.

Ndërsa, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq tha se Kosova është e vetmja pikë e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Gjermanisë, por është e rëndësishme të diskutohet çështja, pasi pa një zgjidhje afatgjatë të qëndrueshme për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve, nuk do të ketë një të ardhme tjetër për Ballkanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…