Kancelarja gjermane Angela Merkel refuzoi të mërkurën në samitin e Sllovenisë të vendoste një datë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Përgjigja ime është jo. Nuk e mbështes propozimin pasi nuk i shërben kauzës. Mali i Zi ka hapur shumë kapituj dhe mund të bëhet shumë shpejt anëtar, ndaj unë nuk do t’i them Malit të Zi se data jote është gjithashtu 2030-a. Nuk besoj në vendosjen e datave, por besoj në mbajtjen e premtimeve. Sapo kushtet të jenë plotësuar, anëtarësimi do të ndodhë. Deri tani, asnjë vend nuk i përmbush kushtet e anëtarësimit”, tha Merkel.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron tha në të njëjtin event se Ballkani është në rrugën e integrimit në BE dhe vendeve të rajonit duhet t’u tregohet që janë pjesë e Evropës, që meritojnë investime, ekonomi dhe një anëtarësim eventual.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

ASH: Treshja e rrencave, Osmani, Zaev e Dimitrov dështoi për të shtatën herë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sot për dështimin e radhës të Qeverisë…

Përfshihet nga zjarri një institut ushtarak rus, raportohet për të vdekur dhe për të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në ndërtesën e Institutit Ushtarak…

Dorëzuan të dhëna të rrejshme dhe sulmuan policët, arrestohen dy persona në “Qafë Thanë”

Një 29 dhe 24-vjeçar nga Shqipëria janë arrestuar nga policia e Maqedonisë…

Ish-punonjësja kthehet në kritike: Facebook dëmton fëmijët dhe dobëson demokracinë

Ish-punonjësja e Facebook, Frances Haugen, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se faqet…

Han: Tetori vendimtar për Maqedoninë e Veriut

Jeni afër që të bëni hapin e madh në tetor, eurokomesari Han…