Aktgjykimin e Gjykatës Penale për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi u dënua me 3.2 vjet burg, PDSH-ja e sheh si “pengesë e demokratizimit të mirëfilltë drejt strukturave euroatlantike”.

Në kumtesën e dërguar sot, nga PDSH-ja shprehën besimin se Thaçi është i pafajshëm, dhe se nuk do të dekurajohen nga goditjet e strukturave të cilat, sipas tyre kanë për qëllim të realizojnë likudimin fizik të liderit të tyre.

“Partia Demokratike Shqiptare përkujton se këta struktura që fatkeqësisht ende janë të brumosura në institucionet shtetërore si cak të tyre gjithmonë e  kanë pasur  kryetarin e PDSH-së Menduh Thaci, i cili në vazhdimësi survejoheshte, përndiqeshe mandej përfshirë edhe tentimin për likuidim fizik te tij. Argumente për këtë janë dosjet voluminoze të shërbimeve sekrete, me mijëra faqe, 3 të tilla në periudha të ndryshme pas vitit 1990 e deri më sot. PDSH është e bindur se Kryetari i saj Menduh Thaçi është tërësisht i pafajshëm dhe se do të ndjek gjithë instancat gjyqësore për ta dëshmuar pafajësinë, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Ne, jo vetëm qe nuk dekurajohemi nga këto goditje të strukturave të caktuara te errëta por do të vazhdojmë me fanatizëm të luftojmë për interesat e shqiptarëve, demokratizimin e mirëfilltë dhe hapërimin e sigurt drejt strukturave euro atlantike”, thonë nga PDSH-ja.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…