Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Thaçi idenë e Ali Ahmetit për “kryeministër shqiptar” në Maqedoni e quan gënjeshtër.

“Kjo gjë do t’i kushtojë shumë Ahmetit në zgjedhje dhe do të humb shumë vota. Ajo ide është mashtrim. Nuk mund të ketë kryeministër shqiptarë në Maqedoni”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i PDSH-së thotë se Ahmeti nuk ka arritur të shpjegojë se çfarë nocioni politikë bartë me vete ajo ide për kryeministër shqiptarë.

Thaçi thotë se Kryetari i BDI-së e ka dhënë atë ide për konsum elektoral por sipas tij ajo do ta dëmtojë elektoralisht.

“Si mund të kemi kryeministër shqiptarë kur maqedonasit minimalisht arrijnë 90 deputetë ndërsa shqiptarët maksimalisht 30 deputetë”.

I pari i PDSH-së thotë se edhe nëse shqiptarët do të homegjenizohen në zgjedhje, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe maqedonasit.

Thaçi thotë se Ahmeti këtë propozim e ka bërë për shkak të frikës që ka se do të humbë në zgjedhje./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…