Marrëdhënie e pabarabartë tregtare e Italisë me Kinën, vetëm eksportet kineze u trefishuan

Në tre vjet, Italia shtoi vetëm eksportet e portokajve në Kinë, ndërsa nën nismën e bashkëpunimit Brezi dhe Rruga, eksportet kineze në Itali u trefishuan. Kjo marrëdhënie e pabarabartë tregtare po detyron Italinë, anëtaren e vetme të G7-s që merr pjesë në nismën kineze, të ndryshojë kurs.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se vendimi për vazhdimin e pjesëmarrjes në nismën Brezi dhe Rruga do të merret “para Dhjetorit” dhe u zotua të ruajë marrëdhënie të mira me Kinën edhe këtë projekt. Meloni i bëri komentet në një intervistë me televizionin amerikan Fox Neës gjatë vizitës së saj të fundit në Uashington.

“Është diçka që duhet diskutuar në Itali me Parlamentin dhe me aktorët e tjerë. Paradoksi me Nismën Brezi dhe Rruga është se ne jemi i vetmi komb i G7-s, i Bashkimit Europian, që nuk kemi tregti të mirë me Kinën. Kjo do të thotë se mund të keni marrëdhënie të mira me Kinën pa Nismën Brezi dhe Rruga. Gjithsesi, ne do të marrim një vendim para Dhjetorit.”

Italia iu bashkua nismës Brezi dhe Rruga nën qeverinë e mëparshme, duke u bërë i vetmi vend i madh perëndimor që ndërmerr një hap të tillë. Nisma parashikon rindërtimin e Rrugës së vjetër të Mëndafshit për të lidhur Kinën me Azinë, Europën dhe më gjerë me projekte të mëdha në infrastrukturë. Kritikët e shohin atë si një mjet të Kinës për të përhapur ndikimin e vet gjeopolitik dhe ekonomik.

Gjithashtu ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e quajti vendimin për t’u bashkuar me BRI “të improvizuar dhe mizor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Serbia po armatoset”/ Vjen paralajmërimi: Ja çka po kërkohet nga Kosova!

Situata mes Kosovës dhe Serbisë, po vazhdon të jetë e tensionuar. Provokimet,…

Regjistrohen 46 raste të reja, gjiithsej 430 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën për sëmundje infektive kanë ndërruar…

Kolonel Demiraj ka një mesazh për shqiptarët e RMV: Përkahni koalicionin ASH-AAA, është ndërkombëtarisht i respektuar!

Kolonel Dritan Demiraj njëri ndër ushtarakët më të njohur shqiptar, i njohur…

Çfarë eksportoi dhe importoi Kosova më së shumti gjatë vitit 2022?

Instituti GAP i ka listuar top 10 kategoritë e produkteve më të…

Të shtëna në Shkup! Pas sulmit fizik, 28-vjeçari qëlloi me armë drejt një personi

Miniatria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në…