Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, i cili po qëndron për vizitë në Turqi, ka takuar shefin e kompanisë që prodhon dronët Bayraktar.

Mehaj ka thënë se “blerja e dronëve Bayraktar ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes”.

“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha tjera në të cilat mund të ngrisim kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë Baykar, z. Haluk Bayraktar”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka thënë se “pajisjet e ushtrisë tonë për qëllime të mbrojtjes, do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-së”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

10 të vdekur e 15 të plagosur nga një sulm me thikë në Kanada

Damien Sanderson dhe Myles Sanderson dyshohet se vranë me thikë të paktën…

Kërcënon Dodik: Do ta formojmë ushtrinë e Republikës Serbe

Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik tha në një intervistë…

Rusia kryen dhjetëra sulme në lindje të Ukrainës

Forcat pushtuese ruse kanë kryer dhjetëra sulme në rajonet lindore të Ukrainës,…

VMRO-ja kërkon dorëheqjen e ministrit Filipçe

VMRO-DPMNE-ja opozitare mëngjesin e sotëm ka protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë për…

Kreu i Wagnerit kërkon më shumë municion ndërsa fyen burokratët e Rusisë

Kreu i grupit më famëkeq të Rusisë i ka kërkuar ministrisë së…