Vijojnë të jetë të errëta parashikimet dhe deklarimet e ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, i cili aktualisht mban detyrën e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Medvedev zgjodhi të komentonte dhe samitin e NATO që po mbahet në Vilnius, duke thënë se ai nuk po bën gjë tjetër, përveçse po afron Luftën e Tretë Botërore.

“Perëndimi është çmendur totalisht. Nuk mund të bënte ndryshe. Parashikueshmëria në nivele ekstreme, deri në idiotësi. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, u shpreh Medvedev.

Më tej, ish-presidenti deklaroi se operacioni ushtarak do të vijojë me të njëjtin objektiv që synon të ndalojë grupin nazist të Kievit të bëhet pjesë e NATO.

Në ditën e parë të samitit të NATO, krerët e Aleancës u dakorduan për thjeshtëzimin e procesit të pranimit të Ukrainës, duke e anashkaluar Planin e Veprimit të Anëtarësimit.

Por presidenti Zelensky u shpreh i zemëruar me aleancën ushtarake duke thënë se është absurde që vendit të tij nuk i është përcaktuar një afat kohor për marrjen e një ftese për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh para komunës së Zveçanit, ofendime nga qytetarët serbë – Policia tenton të neutralizojë situatën

Policia e Kosovës ka konfirmuar angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë në…

Kosova, e katërta në Evropë me më së paku të vdekur për 100 mijë banorë

Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është vendi i katërt në…

Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij

Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij. Ngjarja…

Në Kuvend dialog në kuadër të procesit “Zhan Mone”

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut procesi “Zhan Mone” sot…

Kina shpreson se Gjermania do ta mbështesë “ribashkimin paqësor” të saj me Tajvanin

Një diplomat i qeverisë kineze tha se shpreson që Gjermania do ta…