Shaqir Fetai po na udhëtuaka për në Kajro! Jo për të shprehur kërkesë që ta inspektojnë një “fakultet” nga i cili po na vinë kuadro gjysmakë e pseudo-teologë duke thënë se kanë studiuar në Kajro (por duke mos treguar se cili është ai fakultet që për 18 muaj të jep diplomën e studimeve katërvjeçare)! Nuk po shkon në Kajro Shaqir Fetai as për ta dërguar të barasvlefshme programin e Medresesë me programet përkatëse të Ez herit për ç’gjë tash e dy vite rresht medresantët tanë nuk po arrijnë të regjistrohen në këtë Universitet botëror. Shaqir Fetai po shkon në Kajro sepse, si i mjerë, ka nevojë për disa fotografi në fakir-albumin e tij “ndërkombëtare”

Nga Sadbere Zendeli

Në një informacion paçavurë që tregon se Shaqir Fetai do të shkuaka në Kajro për të marrur pjesë në një konferencë fetaro-shkencore, veç tjerash thuhet: “Është rast i mirë për afirmimin e BFI në nivel ndërkombëtarë…”! Informacioni na ilustrohet me portretin e Shaqir Fetait kërrusur mbi tavolinë në rolin e nekrologut!
Jo njëherë është konstatuar se nuk ka më cinik, më narcis dhe më abdall se Shaqir Fetai, i cili mendon se, ra ky e BFI-ja do të njihet ndërkombëtarisht! A ka punuar ky në BFI apo, sinqerisht me trup ka qenë në këtë Institucion e me tru dhe shpirt ka qenë në UDB! A ka përcjellë aktivitete të BFI-së, apo jo? A ka ditur ndonjëherë se çka po ndodhë në BFI, apo tërë kohës ka bredhur si qurat në mjegull? Përmes Shaqir Fetait BFI-ja duhet të fitojë nga rasti dhe të afirmohet në botë!
Por, a e di Shaqir Fetai se, BFI-ja, si Institucion me relevancë botërore, më në krye Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi, ka qenë e pranuar ndërkombëtarisht që në momentin kur në dyert e këtij Institucioni kanë hyrë lloj-lloj burrshtetas si dhe udhëheqës të institucioneve botërore me shumë relevancë!
A e di Shaqir Fetai se kur BFI-ja dridhte instanca ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e shqitarëve në Maqedoni e në Kosovë, Shaqir Fetai mund të ketë qenë duke u luhatur në prerin e Temellko Boshkovskit!
A e di Shaqir Fetai, për shembull se:

  • Më vitin 1993 BFI-ja bëhet anëtare e rregullt e Kuvendit të lartë për çështjë islame me seli në Kajro;
  • Më vitin 1995 BFI-ja bëhet anëtare e rregullt e Kongresit botëror Islam me seli në Tripoli;
  • Më vitin 1997 BFI-ja bëhet anëtare e rregullt e Unionit Islamik për Evropën;
  • Më vitin 1997 BFI-ja merr pjesë në themelimin e Shurës Euro Aziatike me seli në Ankara, ku Reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi zgjidhet zëvendës i sekretarit gjeneral.
  • Më vitin 1998 BFI-ja merr pjesë në themelimin e Kuvendit të Këshillit për Evropën Lindore me seli në Stamboll, ku Reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi zgjidhet zëvendës i sekretarit gjeneral.;
  • Më vitin 1999 BFI-ja bëhet anëtare e rregullt e Forumit të shkencëtarëve Islam me seli në Rabat;
    Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, me dinjitet të plotë e ka afirmuar, e ka prezantuar dhe e ka shndërruar BFI-në në faktor me relevancë të paimagjinueshme për trurin e atrofizuar të Shaqir Fetait, duke marrur pjesë si i ftuar i patejkalueshëm në:
  • Konferencën e Kuvendit të përgjithshëm për çështje islamike, Aleksandri, Egjipt, 1994;
  • Konferencën ndërkombëtare për Ballkanin, Stamboll, 1994;
  • Kongresin e muslimaneve të Evropës, Basel, 1995;
  • Kongresin ndërkombëtar të intelektualëve myslimanë organizuar nga Universiteti “Al el Bejt”, Jordan, 1998;
  • Konferencën Botërore Islame për Dialog, Mekë, 2008;
  • Kongresin për çështje islame, Kajro, 2008;
  • Takimin e Shurës Islame të Shteteve Euro-Aziatike, Stamboll, 2009;
  • Kongresin botëror Islam, 2009;
  • Konferencën botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues, Ohër, 2010;
  • Konferencën e Këshillit të Lartë për Çështje Islame, Kajro, 2010;
  • Takimin e Liderëve Myslimanë të Ballkanit, Shkup, 2011;
  • Konferencën Muslimane, në Sofja, 2011;
  • Konferencën ndërkombëtare, “Konfrontimi i ekstremizmit dhe terrorizmit”, Kajro, 2014;
  • Takimin e Shuras Euro-Aziatike, Bruksel-Belgjikë, 2014;
  • Konferencën shkencorë, Universiteti Shtetëror i Tetovës, “Religjioni dhe dhuna”, 2015:
  • Samitin Rajonal për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Tiranë, 2015;
  • Takimin e Shurës Islame të Shteteve Euro-Aziatike Tetore, Stamboll, 2016;
  • Konferencën ndërkombëtare mbi diversitetin, organizuar nga Ez’heri Sherifi me temë: Temë boshte ishte “Liria, atdhetaria, diversiteti dhe integrimet”, Egjipt, 2017
  • Konferencën ndërkombëtare në Nju Jork, nën organizimin e Rabita Alemu Islamije me moton “Vijëmësia e lidhjeve midis SHBA-ve dhe Botës Islame”, 2017;
  • Konferencën ndërkombëtare, organizuar nga Liga Botërore Islame me temë “Uniteti i muslimanëve – rreziku i frakcionimeve të ndryshme dhe ndarësitë” , Mekke, 2018.

Janë këto vetëm një numër eventesh ku ka prezantuar BFI-ja për periudhën kur Shaqir Fetai, me gjasë, nuk paska qenë në tokë të bukës, ndaj dhe sot mendon se me instalimin e tij BFI-së po i hapen dyert e botës!
Shaqir Fetai është mosmirënjohës, është i vetëbegenisur dhe i është rrasur mendj se historia e këtij Institucioni fillon që nga momenti i instalimit të tij nga qarqet antiislame në krye të BFI-së pas një tradhëtie dhe komploti perfekt që e realizoi mbi Institucionin gjashtë shekullor si dhe mbi “babain shpirtëror” të tij!
Edhe diçka! Me sa e dimë në administratën e BFI-së punon i vetmi kuadër që vjen nga El Az’heri i Kajros dhe ky është z. Jusuf Zimeri! Sikur ky që mund ta njohë Kajron, Universitetin si dhe Gjuhën arabe, nuk mund ta njohë shoqërusi i tij të cilin Shaqir Fetai e prezanton si “linku me botën arabe”, Ismet Ademi! Shaqir Fetai mendon se vetëm ai mund ta dijë se pse pikërisht e merr me vete Ismet Ademin dhe se, të tjerët, nuk e dinë! E dinë, e dinë shumë faktorë se pse Shaqir Fetai i shëtisin b… bashk me Ismet Ademin nëpër “Arabi”! Thjesht, Shaqir Fetain nuk e njeh askush, (mund ta njohin vetëm si “ORAO”) kurse Ismet Ademin e njohin disa “shërbime arabe”, të cilët, pa dyshim që nuk mund ta honepsin profesor Jusuf Zimerin!
Me shëtitjet memece të Shaqir Fetait nëpë botë, BFI-ja edhe atë autoritet të pakontestueshëm që e kishte, po e humb gjithnjë e më shumë!
H. Sulejman ef. Rexhepi asnjëherë nuk kthehej nga shtetet turko-arabe pa siguruar kuota regjistrimi për medresantët tan nëpër universitete të ndryshme, madje u siguronte edhe bursa, me theks të veçantë në Univrsitetin e Az’harit, në Kajro, ku tash e dy vite Shaqir Fetait nuk ia njohin diplomat e Medresesë, sepse nuk di injoranti se si t’i bëjë ekuivalent programet mësimore profesionale me programet përkatëse të pranueshme nga ky Universitet! Ndërkohë që lidhë kastraveca me “studentë” që po kryekan “sudime katërvjeçare” në afat rekord (më pak se dy vjet) në një “universitet” që u rras duke shitur diploma! Të tillë kuadro i duhen Shaqir Fetait, sepse, vetëm në mesin e tyre ai mund të krrekoset si ai gjeli në maje të plehut!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Migrimi-kjo plagë e rëndë e zbrazjes së trojeve shqiptare

Shkruan: Muhamet Kelmendi / Emigrimi është sëmundja më e rëndë në Shqipëri,…

Fetahu: Saktësia milimetrike e epitetit

Epitet shumë i rëndë? “Shaqir Fetah rrencaku” ishte titulli i një shkrimi…

Vakëfi po dëmtohet nga hoxhallarët si dikur nga mbretëria serbe dhe sistemi komunist-ateist

(Edhe diçka rreth problemit të vakëfit të cilin e trajton z. Aziz…