Tri mediet prestigjioze AP, BBC e Reuters kanë shkruar për procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, respektivisht ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ato shkruan për deklarimin e Thaçit si i pafajshëm ndaj akuzave që rëndojnë mbi të për krime lufte.

“Akuzat datojnë nga lufta e pavarësisë së Kosovës kundër Serbisë në vitet 1998-99, në të cilën vdiqën më shumë se 10,000. Zoti Thaçi ishte bashkëthemelues i një grupi që luftonte për pavarësi dhe konsiderohet si hero në Kosovë”, shkruan BBC.

“Unë e kuptoj aktakuzën dhe  jam plotësisht i pafajshëm”, cituan këto medie të ketë thënë Thaçi në gjyqin e sotëm.

AP e nisi artikullin me deklaratën e prokurorit Whiting se askush nuk është mbi ligjin.

Këto medie shkruan edhe për UÇK-në, luftën në Kosovë, si dhe për protestën e djeshme në Prishtinë dhe atë të sotmen para Gjykatës Speciale në Hagë.

“Rasti ka nxitur një valë mbështetjeje nga i gjithë spektri politik në Kosovë. Të dielën, mijëra njerëz dolën në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për të pandehurit. Shumë kosovarë e konsiderojnë gjykatën me bazë në Holandë një padrejtësi dhe e shohin atë si një përpjekje për të rishkruar historinë e luftës së tyre për pavarësi. Me hapjen e gjyqit, qindra mbështetës të Thaçit dhe të pandehurve të tjerë u mblodhën pranë stacionit qendror hekurudhor të Hagës. Shumë valëvitën flamuj dhe pankarta, duke përfshirë një ku shkruhej: “Mos i barazoni viktimat me kriminelët!” Një tjetër shpalli: “UÇK-ja luftoi për liri””, shkruan AP.

Më poshtë i gjeni artikujt e plotë të këtyre medieve për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rusët pretendojnë se kanë robotë që do të shkatërrojnë tanket amerikane dhe gjermane

Katër automjete sulmi robotike të blinduara Marker janë gati për t’u dërguar…

Ramush Haradinaj është pro bashkimit kombëtar

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, është i…

Bjellorusia pritet t’i shpallë luftë Ukrainës

Andriy Zagorodnyuk, ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes, ka thënë se Bjellorusia pritet t’i…

Sulmi mbi familjen Jashari më 1998 në Prekaz, Prokuroria Speciale tregon se në çfarë faze janë hetimet

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë duke u…

ShBA paralajmëron për një uragan që do të kalojë pranë Shqipërisë

Një uragan i kategorisë 1 do të godasë kontinentin evropian rreth datës…