Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa pamje dhe pretendojnë se se qyteti i Nikopolit po bombardohet me fosfor. Siç shihet, qielli është zbardhur dhe ato thuhet se janë sulmet të drejtuara nga trupat ruse në zonat e pushtuara.

Nikopoli, pjesë e rajonit Dnepropetrovsk, gjendet prej ditësh nën sulme të ashpra me artileri të rëndë ruse. Edhe më parë, në gusht ka pasur raportime se në këtë rajon janë përdorur bomba me fosfor.

Këto armë kanë një efekt të frikshëm sepse përveç një shpërthimi të fuqishëm, shkaktojnë edhe lëndime shumë të rënda te personat që gjenden pranë saj. Fosfori i ndezur krijon flakë që digjen në temperatura deri në 800 gradë Celsius dhe zjarri mund të përhapet deri në disa qindra kilometra katrorë.

Lufta në Ukrainë drejtohet prej 8 tetorit nga komandanti Sergei Surovikin. Presidenti Vladimir Putin e emëroi Surovikin, tani 56 vjeç, fitoi një reputacion në ushtrinë ruse për brutalitetin e përdorur në Çeçeni dhe së fundmi në Siri. Dy ditë nga emërimi i tij, pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës nisën sulmet me raketa.

Rusia lëshoi ​​breshërinë më të madhe të raketave dhe sulmeve ajrore që nga pushtimi në shkurt, duke e shtyrë luftën në një fazë të re potencialisht edhe më vdekjeprurëse – me komandantin Sergei Surovikin në krye.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

UDB-a TE LAGJA E TRIMAVE

Shaqir Fetai sot zyrtarisht e paska vizituar Myftininë e Kumanovës! Me rastin…

Rama zbulon kërkesën që vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë bërë BE: Të njihet karta e gjelbër digjitale që të lëvizim lirisht

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një konferencë të përbashkët me Komisionerin…

Të paktën shtatë persona u vranë nga sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia

Të paktën shtatë persona u vranë kur disa raketa goditën qytetin e…

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri/ Niko Peleshi pret gjeneralin amerikan

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko…

Këshilli i Sigurimit vendos sot për zgjatjen e masave

Këshilli i Sigurimit i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të…