Autoritetet angleze ngrenë shqetësimin e bandave shqiptare që po trafikojnë emigrantë në Britani të Madhe.

Në një artikull të “Daily Mail” thuhet se vetëm gjatë këtij viti në Angli kanë shkuar mbi 5 mijë shqiptarë përmes Kanalit Anglez duke përdorur varka të vogla.

Vetëm të mërkurën në brigjet e Britanisë së Madhe zbarkuan rreth 600 emigrantë, gjysma e të cilëve shqiptarë.

Sipas burimeve të “Daily Mail”, grupet shqiptare tashmë po dominojnë në Kanalin Anglez për trafikun e emigrantëve. Ata kalojnë në brigjet angleze me anë të varkave të vogla.

Një tjetër shqetësim i ekspertëve të sigurisë ka të bëjë edhe me emigrantët shqiptarë që po shkojnë në shtetin ishullor. Sipas “Daily Mail”, grupet kriminale shqiptare që veprojnë në Britani të Madhe rekrutojnë këta emigrantë që i kontrabandojnë në Angli dhe i përdorin për shpërndarje droge.

Arsyeja është e thjeshtë, që emigrantët t’u shlyejnë borxhin e rrugës së kalimit drejt Anglisë. E në këtë mënyrë i detyrojnë që të punojnë për “punët e tyre të pista”. Këta emigrantë të rekrutuar, thonë burimet e “Daily Mail”, janë persona pa precedentë penalë dhe kjo e bën akoma më të vështirë për autoritetet britanike që të kenë informacione rreth tyre dhe çfarë përfaqësojnë.

Por trafiku i emigrantëve nuk bëhet vetëm duke kaluar në det përmes Kanalit Anglez, por vazhdon të përdoret edhe metoda duke u fshehur nëpër kamionët e mallrave. /tvklan

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pas konfirmimit të aktakuzës, Nasim Haradinaj nesër paraqitet para Speciales

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Gjykata…

“Nuk janë të aftë për luftë”, si komandatët rusë vrasin ushtarët e tyre të plagosur dhe nuk i ndihmojnë të jetojnë

Komandantët rusë vrasin gjakftohtësisht ushtarët e tyre të plagosur në vend që…

24 vjet nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e tre strategëve të Ushtrisë…

Sveçla deklarohet për kokainën që u kap në Lipjan: Kosova nuk do të jetë më streha e kriminelëve

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas…

Johnson, plan me 6 pika për të ndaluar pushtimin e Ukrainës nga Rusia

Boris Johnson ka zbuluar një plan prej 6 pikash që ai shpreson…