Situata në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Në një artikull të gjatë “La Repubblica” shkruan se pas konfliktit Kosovë-Serbi qëndron Serbia.

Sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Serbia po përdor mercenarët e “Wagner’ për të nxitur më shumë konfliktin.

Edhe pse grupi Wagner operon në Republikën e Afrikës Qendrore, duket se qëllimi kryesor i Federatës Ruse është depërtimi përmes “instruktorëve” dhe “007- ave” në veri të Kosovës, aty ku duket se konflikti po nxehet çdo ditë e më shumë.

“Kemi dëshmi se ne protestën e serbëve kundër targave ka elemente rusë”, kështu u shpreh për prestigjiozen La Repubblica ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ashtu sikurse edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe Sveçla u shpreh se Rusia po nxit në “flakët” e tensioneve të Kosovës dhe Serbisë. Në kufirin serbo-kosovar është zbuluar prania e mercenarëve të Grupit Wagner, organizatë mercenare ruse. Sipas ministrit, Kremlini po tenton të depërtojë në zemër të Evropës duke përdorur si urë lidhëse Serbinë, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të armatosur të ish-Jugosllavisë.

“Kremlini nuk dërgon ushtarë këtu për të nxitur pakënaqësi dhe për të depërtuar në demonstrata. Ai vetëm duhet të dërgojë ‘instruktorët’ dhe 007-at”. Qëllimi i tij do të ishte “të përdorte Serbinë si një urë në zemër të Evropës, duke e ndihmuar atë të ketë ushtrinë më të mirë të armatosur të ish-Jugosllavisë”.- ” tha Sveçla.

Akuza e rëndë, duket se po nxit një konflikt të ri, aq sa të hershëm të Kosovës dhe Serbisë.

Aleanca e Serbisë dhe Rusisë është demonstruar edhe vota e Beogradit kundër sanksioneve perëndimore ndaj luftës së Kremlinit në Ukrainë.

Beogradi ka siguruar gjithashtu nga Moska 30 tanke T-72, 30 automjete të blinduara, sistemin e mbrojtjes ajrore Pantsir S1 dhe, në prag të Krishtlindjeve 2021, raketat antitank Kornet.

Mbështetja për Moskën nuk fshihet në veri të Kosovës nga pakica serbe. Në Mitrovicë kumbojnë postera me mbishkrimin “Putin Kosovo” e për më tepër vlen për t’u theksuar prania e qeverisë ruse tre vite më pare e cila aso kohe kishte një zyrë shumë aktive dhe efektive në veri të Kosovës, sipas disa banorëve.

Por si po “gatuhet” konflikti në veri të Kosovës dhe çfarë realisht nxit tensionet mes Beogradit dhe Kosovës?

Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për targat kanë qenë kryefjala njëherësh edhe “preteksti” i revoltës serbe në kufi. Edhe pse një kërkesë në dukje miniminaliste, Serbia e kundërshton kategorikisht duke reaguar përmes revoltës me protesta, dorëheqjeve të Listës Serbe dhe kundërshtive me dhunë të vendimeve të Kosovës.

Në Prishtinë kjo gjë merr tjetër trajtë.

Kosova e sheh si një metodë e Serbisë për t’i dalë kundër planit të propozuar nga Macron dhe Scholz i cili njihet si “Plani Franko-Gjerman”. Në thelb, në propozim i kërkohet Serbisë të japë dakordësinë për Kosovën që të futet në organizmat ndërkombëtarë në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ka qenë pikërisht ky propozim, arsyeja reale e revoltës serbe, e cila sipas kryeministrit të Kosovës Kurti, tenton që përmes grupeve kriminale të kundërshtojë me forcë çdo marrëveshje, apo plan për të mundësuar një hap para të Kosovës në organizmat ndërkombëtar. Kryeministri Kurti në deklaratën e tij të fundit theksoi se nuk ka e as nuk do të ketë tërheqje të vendimit të targave ndërsa theksoi se ka një qasje pozitive ndaj propozimit franko-gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mbi 5.500 raste aktive me virus

Në Maqedonia aktualisht ka 5.522 raste aktive me coronavirus, ku shumica e…

Anulohet seanca për gjykimin e El Chekës, protesta dhe revoltë para gjykatës së Kërçovës

Sapo ka filluar, është mbyllur seanca per gjykimin e Sheqerim Ahmetit i…

Osmani për targat: Në luftën kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për çështjen e targave duke…

Europa sërish shënon rritje infektimesh

Sistemi shëndetësor në Poloni po i afrohet kolapsit, Angela Merkel parashikon që…

Aksidenti tragjik, Qeveria shpalli tre ditë zie

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e…