Sipas hulumtimit të ‘Detektor’ e që e përpunoi Instituti për Hulumtime Politike del se më shumë se gjysma e të rinjve po mendojnë të shpërngulen nga vendi. Sipas këtij hulumtimi, 33% e qytetarëve mendojnë të shpërngulen ndërsa 52% e të rinjve që kanë më pak se 29 vite janë deklaruar se do të emigrojnë jashtë Maqedonisë.

Hulumtimi tregon se për më pak se gjashtë muaj, numri i qytetarëve që mendojnë për t’u shpërngulur nga vendi është rritur për rreth katër përqind. Arsyeja kryesore se pse duan të ikin nga vendi është nevoja për standard më të mirë jetësor. Afër 80% e qytetarëve thonë se arsye e emigrimit është punë më e mirë dhe pagë më e madhe. 60% prej tyre thonë se kanë të afërt që është shpërngulur jashtë vendit. Tek studentët që janë përgjigjur në pyetje, madje 80% prej tyre kanë deklaruar se kanë të afërt që ka ikur nga vendi.

Shumica e qytetarëve, apo 37% prej tyre deklarohen se para 10 viteve ka qenë më e lehtë të gjendet punë. Më shumë se një e treta e të anketuarve thonë se janë të gatshëm të punojnë çdo punë nëse nuk ka punë. Çdo i pesti është i gatshëm të rikualifikohet nëse nuk mund të punësohet sipas profesionit.

Informatikanët, sipas pjesës më të madhe kanë profesionin më me perspektivë. Pas tyre janë mjekët dhe politikanët. Megjithatë, 53% e të anketuarve në pyetjen çfarë do të zgjidhnit sektorin privat apo shtetëror janë përgjigjur për atë publik.

Hulumtimi u zbatua nga Instituti për Hulumtime Politike me 1101 të anketuar në periudhën nga 25 deri 28 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

USHT-ja ka historinë e vet të pamohueshme nga askush

Shaqir Fetai paska shprehur dhe publikuar një “urim” me rastin e 27…

Seancë e re e Kuvendit

Kuvendi republikan sot do të mbajë seancën e 124-të ku në rend…

Aleanca akuzon Qeverinë se gënjeu për sistemin e ngrohjes së Spitalit të Çairit

Edhe pse po bëhen gati një vit, problemi me spitalin gjinekologjik të…

LSDM: Mickoski bie në grackën e tij

LSDM-ja vlerëson se agjenda e vetme e Hristijan Mickoskit është mbrojtja e…

Nelloski: Arrestimet e fundit të ish-funksionarëve të VMRO-së, politike

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së i ftuar sot në emisionin “Rruga…