Seanca për Propozim-ligjin për Prokurori Publike, kryetari i Kuvendit e caktoi më 27 gusht.

Propozim-ligji është me flamur evropian dhe do të miratohet në procedurë të përshpejtuar. Për miratimin e këtij ligji nevojitet vota ‘për’ e dy të tretës së Kuvendit, përkatësisht 80 deputetë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në të njëjtën seancë do të bisedohet edhe për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve.

Me Propozim-ligjin për Prokurori Publike krijohet Prokuroria Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të larë, dhe që është kompetente të veprojë në veprat që janë të lidhura me përgjimet nga periudha e vitit 2008 deri në vitin 2015.

Me miratimin e ligji, PP dhe PSP dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion bashkohen Prokurori Publike për hetim të krimi të organizuar dhe korrupsionit të lartë, dhe merr përsipër hetimet e PSP-së./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…