Më 2 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit të Apelit në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Sipas njoftimit, kjo seancë do të nisë nga ora 14:00, pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Ndërkaq, u liruan nga përgjegjësia penale për hakmarrje.

Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, akuzoheshin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti…

Ukrainasit befasojnë me kundërofensivën në jug, rusët nuk dinë si të reagojnë

Oficerët e inteligjencës britanike publikuan një deklaratë këtë mëngjes për gjendjen e…

Osmani për vizat: Shkoj me shpresë në Bruksel, por pa shumë pritshmëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se niset me shpresë drejt…

Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19

Një mijë e 128 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë…

72 raste të reja sot me Kovid-19, shkon në 555 numri i përgjithshëm

Në 24 orët e fundit në vend  janë regjistruar 72 rate të…