Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi në të cilën duhet votuar iniciativa për mosbesimin e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Seanca e gjashtë e jashtëzakonshme në vitin 2022 do të mbahet më 19 gusht (e premte) 2022, raporton rtcg.

“Seanca do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Malit të Zi, me fillim nga ora 11:00”, është mesazhi që deputetët kanë marrë nga Shërbimi Profesional i Kuvendit të Malit të Zi.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryetarët e grupeve parlamentare të DPS-së, SDP-LP-së, SD-së dhe DUA-së kanë dorëzuar në Kuvend një iniciativë për votëbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Kreu i grupit parlamentar të DPS-së, Danijel Zhivkoviq, ka bërë të ditur se Qeveria e Malit të Zi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe, ka humbur legjitimitetin e saj, për këtë arsye kanë kërkuar një seancë ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë.

Ndryshe, Milo Gjukanoviq e kishte paralajmëruar Abazoviqin se me votat e partisë së saj do të shkarkohet nga posti i kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kancelari gjerman kërkon një ‘Plan Marshall’ për Ukrainën

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka bërë thirrje për një “Plan Marshall” të…

Osmani uron kandidatët që fituan në raundin e dytë të zgjedhjeve, kërkon nga ta t’i realizojnë premtimet e dhëna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, të…

Biden ngatërron presidentin e Malit të Zi me kryeministrin

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka uruar presidentin e Malit të Zi…

Frika nga helmimi, Putin largon nga puna 1000 anëtarë të stafit personal

Në raportin e fundit të “insideedition”, është e qartë se Vladimir Putin…

Mediat serbe: Kurti gjeti formën për hakmarrje ndaj Serbisë

Taksa u hoq dhe vendimi nis të realizohet, po kjo është vetëm…