Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë të hënën për dialogun që po zhvillohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Seanca e 13 shkurtit pritet të nisë në orën 12 derisa kërkesën me nënshkrime e kanë bërë deputetët e PDK-së.

“Debat parlamentar për zhvillimet ne dialogun ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në rendin e ditës të nënshkruar nga kryetari i Parlamentit, Glauk Konjufca.

Në kërkesën e nënshkruar nga nëntë deputetë të PDK-së për debat parlamentar për dialogun me Serbisë thuhet se dialogu në dy vitet e fundit ka hyrë në një rrugë që nuk po shkon drejt një marrëveshjeje finale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Rrjedhimisht, mbetet shqetësuese edhe qasja e Qeverise se Republikës së Kosovës në raport me disa çështje qe lidhen me këtë proces, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në raport me transparencën dhe llogaridhënien qe duhet ta karakterizojë të njëjtin”, thuhet në mocionin e PDK-së.

Dialogu Kosovë-Serbi ka nisur më 2011 për çështje teknike e më pas ka kaluar në nivele politike. Më 2013 ishte arritur marrëveshja dhe ishin vendosur nënshkrimet e liderëve të dy vendeve. Aty, në pikën e parë, të dytë, të tretë, katërt, pesë dhe gjashtë flitet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ishte paraparë integrimi i strukturave paralele nëpër institucione si dhe integrimi i sistemit të drejtësisë në veri në sistemin e Republikës së Kosovës. Po ashtu, në marrëveshje ishte paraparë mbajtja e zgjedhjeve lokale në komunat veriore si dhe kishte një pajtim për diskutim për çështje energjetike. Më 2015, ishte arritur marrëveshja për Asociacionin e cila më pas ishte shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila kishte konstatuar se disa pika të statutit të Asociacionit nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Aktualisht, Kosova dhe Serbia po diskutojnë për një plan ndërkombëtar i quajtur “Plani franko-gjerman”, i cili parasheh edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara më herët si dhe nuk parasheh njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

Ndërkombëtarët, përshirë zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Kosova të themelojë menjëherë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për të shkuar pastaj te “Plani franko-gjerman”. Kryeministri Albin Kurti ka pranuar të themelojë një Asociacion por jo para se Kosova dhe Serbia të arrijnë njohje reciproke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Po transportonin 14 emigrantë me “Audi”! Arrestohen dy të rinj nga rrethi i Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht…

SHBA: Rusia ka humbur 25% të fuqisë ushtarake

Rusia po sulmon qytetet dhe fshatrat përreth Ukrainës lindore e që të…

Theret për vdekje një 60 vjeçar në Vitomiricë të Pejës

Një vrasje ka ndodhur sot në Pejë rreth orës 13:15, ku një…

Kurti: Së shpejti finalizohet Programi qeverisës dhe Plani i Veprimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë vikendit,…

Kryebashkiaku i Moskës njofton përfundimin e mobilizimit në kryeqytetin rus

Zyrat e ushtrisë do të mbyllen në Moskë nga e hëna pasi…