Deri më 10 shtator do të dihet se sa shkolla do ta ndjekin mësimin online e sa me pjesëmarrje fizike. Këtu nuk bëjnë pjesë nxënësit e tre klasave të para, për të cilët në bazë të vendimit të Qeverisë, mësimi për pjesëmarrje fizike është i detyrueshëm. Kjo u bë e ditur pas takimit të Ministres së Arsimit dhe Shkencës, me kryetarin e Qytetit Shkupit Petre Shilegov si kryetar i Njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe kryetarët e komunave.
Në këtë takim është biseduar për planin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për atë se si do të organizohen komunat për mësim online ose me pjesëmarrje fizike me fillimin e vitit shkollor, i cili do duhet të nisë nga 1 tetori.

Shilegov u shpreh se shkollat e të gjitha komunave të Republikës deri më 10 shtator duhet të bëjnë kërkesë tek Ministria e Arsimit lidhur me mënyrën e ndjekjes së mësimit, në mënyrë që të krijohet kohë për përpunimin e kërkesave dhe ministria në fjalë të lejoj ose pranoj kërkesën e tyre, varësit nga kushtet që ata plotësojnë.

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit

“Deri 10 shtator, duhet ta njoftojmë Ministrinë për Arsim, flas për të gjitha komunat jo vetëm të Shkupit, edhe shkollat fillore edhe ato të mesme, për atë se sa shkolla do të fillojnë me pjesmarrje fizike dhe sa online. Po punojmë për kushtet për mësim online të pandërprerë, ndërsa në këtë moment po edukohen mësimdhënësit për punën e platformës. Orët për tetor dhe nëntor janë inçizuar dhe tashmë mund të kenë qasje në platfomë”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska tha se e ka parë test-versionin e platformës ndërkombëtarë për mësim nga distance, por vlerëson se e njejta duhet edhe më tej të thjeshtësohet.

Milla Carovska, ministre e Arsimit

“Unë them se duhet të bëhet sa më e thjeshtë që është e mundur, kështu që shumë shpejtë kur do ta mbarojmë përfundimisht edhe pjesën e sfondit, kur të bëhet ‘inter face’ me të gjitha përgatitjet do të prezantohet edhe para mediave. Pse? Sepse sa më shumë qytetarë në vend të kenë pasqyrë se di do të duket ajo dhe me këtë fëmijët dhe prindët, por edhe mësimdhënësit të njoftohen sa më parë me atë platformë”.

Carovska tha se në planin e Ministrisë së Arsimit janë të theksuara vendimet për mësimdhënësit me sëmundje kronike të cilët me vendim të Qeverisë janë të liruar nga puna dhe të cilët mund të mbajnë mësim online nga shtëpia, ndërsa nëse duhet që mësimin ta japin nga shkolla do të duhet të përfshihet kuadër shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…