E keni parë foshnjën kur nisë t’i hedhë hapat e para?! Çfarë ndiesie e papërshkrueshme që e kaplon në këtë çast bebin! Në fytyrë i shpërthen ndiesia e gëzimit, pak siguri, lumturi, hare, trimëri por, mbi të gjitha, edhe një frikë që shoqërohet me mbyllje të syve e me hapje të gojës! Hop-ala, mashalla! E pra, këtë ndiesi e ndjeu Shaqir Fetai kur arriti ta organizojë mbledhjen e parë të “rijasetit” të vet. Këtë e vërtetojnë disa nga “bashkëpunëtorët” e tij

Shkruan: Burim Muniri

Shaqir Fetai në fb-në e vet, kohë më parë na informoi se me sukses paska arritur ta mbajë mbledhjen e parë të “rijasetit”, në të cilën, thënë kah del shpirti, kishin debatuar mbi gjëra të kota. Kanë miratuar llogarinë përfundimtare të vitit të kaluar, në të cilën vit Shaqir Fetai nuk ka pasur kurrfarë të hyre e kurrfarë të dalura, sepse, nuk ka zhvilluar kurrfarë aktiviteti. Ka raportuar i egzaltuar se sa mirë e kanë pritur arabët, se si e kanë shëtitur nëpër muze e nëpër institucione të ndryshme. Ka folur tamam si njeriu që del për herë të parë jashtë derës së oborrit të vet! Ka kërkuar edhe raporte nga myftinitë se si ia kanë kaluar gjatë vitit 2020, sa kanë shpenzuar, sa kanë fituar e pordha të tilla të ftohta! Shaqir Fetai ka planifikuar edhe buxhetin e vitit 2021, siç ka planifikuar edhe gjatë vitit 2020 por që nuk ka treguar as sa kanë shpenzuar e as sa kanë siguruar të hyra nga obligimet fetare të myslimanëve të vendit. Me gjasë këto obligime kanë qenë zero, ndërsa me këtë zero myslimanët e vendit vetëm sa kanë shtuar besimin e tyre në Zot, sepse, nuk e kanë ndër mend që në emër të fesë islame t’i ushqejnë hajnat, banditët kriminelët, udbashët e bashkpunëtorët e sigurimeve sekrete të ndryshme.
Në këtë mbledhje nuk është thënë asnjë fjalë për Medresenë “Isa Beu”! Çka të bëhet me këtë shkollë të mesme profesionale nga e cila përgatiten kuadro për t’i shërbyer myslimanëve të vendit!
Çka të bëhet me këtë Medrese! BFI-ja nuk do të arrijë ta menaxhojë, të sigurojë financa vjetore, nga ana tjetër, as shteti nuk pranon ta akreditojë! Shaqir Fetai “insiston” që të akreditohet, duke na rrëfyer përalla të bukura nëpër intervistat e tij bajate, se si do ta akreditojë këtë shkollë fetare islame! Po shkolla e mesme fetare ortodokse?! Çka nëse ajo nuk pranon të akreditohet e të futet nën ombrellën e pasardhësve të komunistëve? Vallë do të bëjë përjashtim këtu shteti dhe do ta akreditojë vetëm Medresenë? Çka nëse ka ndonjë marrëveshje interne në mes të kishës ortodokse dhe pushteti maqedonas që mos të pranojnë të regjistrohen me qëllim që të shpëtojnë nga ngarksa e shtetit me 700-800 medresantë!
Një shtet i pangarkuar, një shtet normal, një shtet demokratik edhe mund ta realizojë këtë kërkesë të BFI-së, sepse nuk është edhe aq problem i madh! Por, çka do të bëhet me shtetin laik, për të mos thënë gjysëm ateist, i cili akrediton dhe shkollon kuadro teologjike nën obmrellën e Ministrisë për Arsim? Të shkelin mbi këtë paradoks vetëm që Shaqir Fetait t’ia lehtësojnë brengat në mungesë të financave?! Kurrë!
Prandaj, siç na konfrimojnë nga stafi drejtues i Fakultetit të Shkencvave Islame, kjo Ministri i ka dërguar letër edhe këtij Institucioni të lartë akademik, FSHI-së, me të cilën e urdhëron që të mos bëj regjistrimin e medresantëve të “Isa Beut”. FSHI e gjysëmakredituar, gjysëm shtetërore e gjysëm BFI, ka obligime edhe ndaj shtetit edhe ndaj BFI-së. Shteti e urdhëron që mos të pranojë nxënës nga një shkollë e mesme e paakredituar, siç nuk pranohen në asnjë fakultet tjetër shtetëror dhe, nga ana tjetër, BFI e obligon që të nxjerrë kuadro të larta teologjike!
Pse kjo lojë! Natyrisht, me qëllim që të devalvohen kërkesat e BFI-së: të mos kërkohet që të akreditohet Medresja për shkak të refuzimit të “Bogosllovisë”, ndërsa të bëhet trysni në pushtet që, të paktën, të lejohet regjistrimi i medresantëve në FSHI!
Nëse nuk reformohet sa më shpej si Medresja ashtu edhe FSHI-ja, edhe më tej do të kemi të vlerësuar dy institucione shkollore si më të dobëtat në rajon e më gjërë, që prodhojnë kuadro me njohuri gjysmake, të bazuara në mësimet e fuqishme që i kanë marrur nga hoxhallarët e vjetër “samaukë”!
Një reis normal, i cili vjen me program të qartë e të publikuar, i cili vjen me një plan akcional vjetor, me synime e qëllime të qarta – këtë problem do ta kishte parësor dhe jo “urimet dhe përshëndetjet” për fitimin e një posti të vjedhur me tradhëti, si dhe planet për t’i shëtitur bythët e lepurit duke i pyetur pastaj bashkëpunëtorët se si isha në defilim para të mëdhenjëve të botës. Para këtyre të mëdhenjëve, more Shqir Fetai, gjithnjë do të dukesh si kokërr meli! Si glasë miu, si hiç asgjë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…