Charles ka folur para një audience pas zyrtarizimit të tij si Mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

Charles III filloi fjalimin duke i bërë homazhe nënës së ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Është detyra ime më e trishtuar t’ju njoftoj për vdekjen e nënës sime të dashur, Mbretëreshës”, thotë ai.

“Unë e di se sa thellë ju, i gjithë kombi, mendoj edhe e gjithë bota, po e bashkëndjeni me mua humbjen e madhe që pësuam të gjithë. Është ngushëllimi i madh për mua të shoh tërë këtë simpati që keni shprehur për nënën”, deklaroi kreu i fronit të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai tha se pjesën tjetër të jetës që i ka mbetur do t’ia përkushtojë “rolit të ri në jetë”, raporton bbc.

Mbreti Charles III më pas ka nënshkruar dy kopje të një dokumentit të betimit për të konfirmuar se ka marrë detyrën e sovranit të ri britanik.

Një nga urdhrat e miratuar nga mbreti Charles III, gjatë ceremonisë së shpalljes, ishte që dita e funeralit të Mbretëreshës të ishte një “Bank Holiday” (ditë kur bizneset dhe institucionet financiare pushojnë së punuari).

Dëshmitarët kanë shtuar nënshkrimet e tyre në dokument. Princi William – Princi i ri i Uellsit dhe më pas Camilla, bashkëshortja e Mbretit.

Proklamata kryesore u lexua në publik për herë të parë nga Garter King of Arms nga ballkoni me pamje oborri “Friary” në St James.

Turmat të njerëzve u mblodhën jashtë për të parë rastin e rëndësishëm, duke dëgjuar një interpretim të “God Save The King” dhe tre brohoritje që i jepeshin monarkut të ri.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Pallatin Balmoral në Skoci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

NATO: Rusia të ndalë lëvizjet e trupave rreth Ukrainës

Në kuartierin qendror të NATO-s zhvillohen mbledhje krize, sepse Rusia po grumbullon…

Flekenshtajn: BE-ja duhet të mendojë se si t’i ndryshojë rregullat e vendosjes me konsensus

Këshilli i BE-së duhet të gjejë mënyrë që të mbahet konferenca ndërqeveritare…

Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmeti me intensitet prej tre shkallëve sipas shkallës së makro-sizmike evropiane është…

Kishte koleksionuar tank, armë e gjësende të tjera të Luftës së Dytë Botërore – drejtësia gjermane nuk po di si të veprojë me pensionistin 84-vjeçar

Prokurorët në Gjermani nuk po munden të zgjedhin mënyrën se si të…