Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me raketat e para me rreze të gjatë veprimi, bëri të ditur sekretari i mbrojtjes britanike, përkundër kërcënimeve ruse ndaj perëndimit.

Ben Wallace tha se sistemi raketor me lëshim të shumëfishtë M270 do ta ndihmojë Ukrainë që ta mbrojë veten nga Rusia.

Qeveria britanike ende nuk ka konfirmuar sasinë e saktë të dërgesës, por që BBC ka kuptuar se fillimisht do dërgohen vetëm tre nga to.

Vendimi erdhi pas koordinimit me SHBA-në, nga ku gjatë javës së kaluar bënë të ditur se edhe ata do e furnizojnë Ukrainën me sistem raketor me rreze të gjatë veprimi.

Lëvizje e SHBA-së veçse ka nervozuar Moskën zyrtare, dhe të dielën presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi me zgjerimin e listës së shënjestrave në Ukrainë të cilat Rusia do t’i sulmojë në rast se vendet perëndimore do të furnizojnë Kievin me armë të cilat kanë rreze të gjatë veprimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Micotakisi përsëri u angazhua për negociata të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis kërkoi që BE-ja të hapë negociata për anëtarësim…

Ukrainasit kanë përmbytur qëllimisht fshatin e tyre për të ndaluar tanket ruse të arrijnë në Kiev

Ukrainasit thonë se nuk janë penduar pasi kanë përmbytur qëllimisht fshatin Demydiv…

KMLDNJ reagon për ftesat e dërguara nga Serbia ndaj shqiptarëve, për paraqitje nëpër gjykata të Serbisë

KMDLNJ, Qendra Rajonale në Mitrovicë, ka reaguar ashpër dhe njëkohësisht i ka…

“I shqetësuar sesi mund të parandalojmë një katastrofë”, thotë Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson thotë se është i shqetësuar se si mund…

Tërmeti në Turqi, shkon në 21 numri i viktimave, mbi 1030 të plagosur dhe 30 nën rrënoja

​Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar…