Mbretëria e Bashkuar do të rihap ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev, e cila përkohësisht ishte zhvendosur në qytetin e Lvivit.

Kështu ka deklaruar përmes rrjeteve socaile kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili ka pohuar se kjo është një shenjë solidariteti me popullin ukrainas.

“Ne do të rihapim ambasadën tonë në Kiev, duke demonstruar solidaritetin tonë me popullin ukrainas”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai gjithashtu deklaroi se qeveria britanike po ndihmon në mbledhjen e provave të krimeve ruse në Ukrainë.

Kujtojm se Johnson gjatë ditës së sotme ka folur në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për fazën e re të ndihmës ushtarake.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kryeministri Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala…

Të rinjtë në Britani do të infektohen vullnetarisht me Covid

Britania e Madhe ka nisur një fazë të re të testimit për…

Kurti dhe Çanak bisedojnë për të pagjeturit e luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e…

Kancelari austriak do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do të vizitojë nesër Ballkanin Perëndimor. Ndalesa…

Ish-ministri i Jashtëm rus: Lufta në Ukrainë “një akt barbar”

Ish-ministri i Jashtëm rus, Andrei Kozyrev e ka quajtur barbare luftën në…