Grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza do të mblidhet në një takim dyditor që nis sot. Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, por për vendin tonë pritet të diskutohet gjatë së premtes.

Çështja e liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë mori një tjetër kthesë të papritur në tetor në takimin paraprak të këtij grupi pas kërkesës së Francës, mbështetur nga disa shtete të tjera, që këtë proces ta ndërlidhë me disa kërkesa të tjera.

Franca ka kërkuar që liberalizimi të kushtëzohet me vënien në funksion të sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, sistem ky për autorizim dhe informacione rreth udhëtimit, por që i njëjti akoma nuk është funksional.

Përmes këtij sistemi, qytetarët e shteteve për të cilat janë liberalizuar vizat, duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre para se të udhëtojnë në BE. Atëherë do të marrin konfirmimin elektronik dhe kjo do të vlejë për tre vjet.

Po ashtu, Kosovës i është kërkuar që të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës e ka quajtur të padrejtë kushtëzimet e reja të Francës duke thënë se vendi ynë ka plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara dhe nuk mund të ketë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Biden do të urdhërojë sanksione ekonomike pasi Rusia njohu dy rajonet separatiste të Ukrainës

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Joe Biden së shpejti do…

Në Shqipëri sot hyjnë në fuqi masat e reja

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Ministrja…

Biden do të shkojë në samitin e NATO-s në Spanjë pas takimeve të G7-ës

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, është planifikuar të udhëtojë në Spanjë të…

Zbardhet LISTA e plotë/ Kush janë 50 deputetët që firmosën për të nisur procedurat për shkarkimin e Ilir Metës

50 deputet kanë firmosur për të nisur procedurat për shkarkimin e presidentit…

“Vetëvendosje”/ Albin Kurti i jep 6 ministri LDK-së

Ndërsa ende nuk ka asnjë sinjal nga Lidhja Demokratike e Kosovës mbi…