Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, ka mbajtur fjalim hyrës në takimin e Këshillit të Ministrave të shteteve anëtare të KiE-së që po e mban mbledhjen vjetore ne Torino të Italisë.

Pejçinoviq-Buriq, tha se ka ardhur momenti i një takimi të madh të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës që ka 46 vende anëtare, kjo për të shfaqur vizionin para për organizatën më të vjetër politike të Evropës.

Në pjesën e parë u dënua me termat më të ashpër agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, për këtë shkak Federata Ruse u përjashtua nga KiE-ja më 16 mars.

Më 12 maj Kosova aplikoi për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Por sipas agjendës së shfaqur formalisht, shqyrtimi i këtij aplikimi nuk është në rend të ditës.

Sipas procedurave Komiteti i Ministrave voton për futjen në rend dite të aplikimit për një anëtar të ri pastaj Asambleja Parlamentare e bënë hapin final.

Deri këtë të premte presidencën e Këshillit të Evropës e mbajti Italia. E për një vit tjetër këtë drejtim do ta bëjë Irlanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Miliona dollarë në kriptovaluta po jepen për Ukrainën, një donator i panjohur ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë

Analistët e kriptovalutave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar…

Skandaloze: Në Serbi krijohen video-lojëra me krime lufte, një nga to paraqet vrasjen e Adem Jasharit

“Hyr në llogore, hyr në llogore. Ja ku e ke armikun, 200…

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Pendarovskit

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Stevo Pendarovski për president të Republikës…

Biden thotë se nuk do ta vizitojë Ukrainën gjatë udhëtimit të tij në Evropë, është i bindur se ky shtet do të bëhet anëtare e BE-së

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë sot se nuk do ta vizitojë…

Vuçiç: Na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara…