Më shumë se 17 milionë tonë drithë janë transportuar përmes korridorit të drithit të Detit të Zi në përpjekje për të shmangur një krizë të mundshme ushqimore në vazhdën e luftës Rusi-Ukrainë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Dërgimi i drithit nga portet ukrainase vazhdon në mënyrë të sigurt siç ishte planifikuar”, tha ministria.

Deri më tani, të paktën 643 anije të ngarkuara me drithë janë larguar nga portet e Ukrainës, sipas deklaratës së ministrisë.

Korrikun e kaluar, Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në për të rifilluar eksportet e drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt 2022.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB-ja u krijua në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.

Anija e parë që transportonte drithë u nis më 1 gusht 2022 nga porti ukrainas i Odesa-s sipas marrëveshjes historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkon në 31 numri i të prekurve me koronavirus, të infektuar mjekë dhe infermierë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të prekurve…

Vetëvendosje paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë edhe në fusha tjera

Lëvizja Vetëvendosje po paralajmëron se reciprocitetin ndaj Serbisë do ta përdorin edhe…

Vllasi flet për ‘misterin’ e vdekjes së Rrahman Morinës

Azem Vllasi, ish kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës, ka folur edhe…

​KE sot publikon raportin për Kosovën

Komisioni Evropian (KE) do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, si dhe…

RMV: 10 viktima dhe 403 raste të reja me Kovid-19

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 403 raste të reja…