Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoglu tha se në periudhën 1 gusht – 25 dhjetor nga portet e qyteteve Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne të Ukrainës janë nisur 585 anije me mbi 15 milionë tonë drithëra.

Karaismailoglu bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sasinë e ngarkesës së transportuar në “korridorin e drithit”.

“Pas luftës mes Ukrainës dhe Rusisë u përjetua kriza e drithit”, rikujtoi Karaismailoglu, i cili tërhoqi vëmendjen se më pas ndaloi transporti i drithit nga Ukraina, një prej qendrave më të rëndësishme të drithit në botë, raporton aa.

Ai tha se pas këtyre zhvillimeve nën udhëheqjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan u zhvilluan takime intensive diplomatike dhe si rezultat i kësaj dërgesat e drithit rifilluan sërish.

“Në periudhën 1 gusht – 25 dhjetor nga portet e qyteteve Odesa, Chornomorsk dhe Yuzhne të Ukrainës janë nisur të ngarkuara gjithsej 585 anije. Sasia totale e transportuar ka tejkaluar 15 milionë e 80 mijë tonë. Me anijet u transportuan 13 lloje ngarkesash të ndryshme përfshirë elb, grurë, sojë, ushqim luledielli për kafshët, krunde gruri, bizele, fara luledielli, ushqime të përziera të përpunuara, panxhar sheqeri, vaj luledielli, fara kanola, vaj misri dhe sojë”, tha Karaismailoglu.

Karaismailoglu theksoi se 200 nga 585 anijet janë me flamur, në pronësi ose operim turk dhe se 171 nga 585 anijet e kanë sjellë ngarkesën e tyre në portet e Turqisë.

Ai bëri të ditur se ngarkesa e transportuar nga anijet që kanë mbërritur në portet e vendit është 2.247.564 tonë.

“15 për qind e ngarkesës totale ka mbërritur në vendin tonë. Ndërsa 12 për qind e ngarkesave u transportuan në Afrikë, 29 për qind në Azi, 44 për qind në Evropë. Ndërkohë ngarkesa më e madhe është transportuar në Spanjë me 2.891.117 tonë. Spanja ndiqet nga Türkiye me 2.247.564 tonë dhe Kina me 2.162.210 tonë”, tha Karaismailoglu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ndaloi makinën që rrezikoi jetën e qytetarëve në qendër të Tiranës, flet heroi i ditës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin “Skënderbej”. Teksa…

Zelensky flet rreth sukseseve në Zaporizhzhia dhe Kharkiv

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se forcat që udhëheq kanë arritur të…

Qytetarët të revoltuar për shkak të çmimeve të larta të karburanteve

Reagimet e ashpra të opinionit për rritjen e vazhdueshme të çmimit të…

Biden vazhdon punën për formimin e stafit të tij të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden i shtoi stafit të ndihmësve kryesorë katër…

Këshilltari i presidentit ukrainas thotë se mobilizimi rus në Ukrainë, “hap i parashikueshëm”

Zyrtarët ukrainas thonë se mobilizimi rus në Ukrainë ishte një hap i…