Qeveria e vendit nuk ka përgjigje nëse është duke u përgatitur që këtë vit të aplikoj për anëtarësim në INTERPOL e UNESCO. Ky proces po vlerësohet si mjaft i komplikuar bazuar në faktin se Kosova është tërhequr nga anëtarësimi në INTERPOL në 2019.

Institucionet e Kosovës e kanë marrë shumë seriozisht angazhimin për anëtarësim në organizatën më të madhe ushtarake në botë – NATO.

Mirëpo ky seriozitet ende mbetet në nivel të deklaratave, pasi praktikisht ende asgjë nuk është ndërmarrë për një gjë të tillë.

https://youtube.com/watch?v=vo4bF4-efFI%3Ffeature%3Doembed

Megjithatë institucionet kanë qenë të heshtura në pyetjet nëse kanë marrë ndonjë masë për anëtarësim në NATO, INTERPOL apo EUROPOL.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se aplikimi për anëtarësim në këto organizata të sigurisë kërkon shumë angazhim e që sipas tyre deri më tani nuk është parë.

“Deri më tani Qeveria nuk ka bërë ndonjë hap konkret për t’u anëtarësuar në INTERPOL pasi nuk ka vizion se si t’i qaset këtij problemi. Nuk është vetëm të aplikosh për anëtarësim në INTERPOL apo institucionet tjera të sigurisë e rezultati të jetë zero. Janë një mori procesesh që duhet të ndërmerren para se të aplikohet për anëtarësim në INTERPOL. Diplomacia duhet të riaktualizohet para se gjithash për këtë çështje”, deklaroi për RTV Dukagjinin, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Kosova nuk kishte arritur të bëhet vend anëtar i INTERPOL-it, pasi që nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai në vitin 2018.

Një vit më vonë Kosova ishte tërhequr nga aplikimi për në INTERPOL.

INTERPOL aktualisht numëron 194 shtete anëtare./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kosova siguron mbi 1 milion vaksina në marrëveshjen me Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se deri në fund të…

Faik Zogaj refuzoi dy herë ftesën e Gjykatës Speciale, thotë se aktakuza është e njëjtë me atë të Gjykatës së Nishit

Faik Zogaj nga Mleqani i Malishevës ka refuzuar për herë të dytë…

Hahn: Maqedonia e Veriut i vetmi vend në rajon që nuk ka asnjë konflikt me fqinjët

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, komisioneri i zgjerimit i Bashkimit Evropian…

Amerika thellësisht e shqetësuar për tensionet Tajvan-Kinë (FOTO)

Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të shqetësuara” për veprimet që minojnë paqen…

Kaliforni, Pandemia detyron lirimin e 8 mijë të dënuarve

Për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19, kryetari i…