Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shkon të hënën në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Takimi pritet të përqendrohet tek mbështetja e qëndrueshme për Ukrainën. Takimi vjen menjëherë pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Parlamenti i Turqisë e ratifikoi të enjten kërkesën e Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e uroi Helsinkin për procesin më të shpejtë në historinë moderne të aleancës.

“Finlanda do t’i bashkohet zyrtarisht aleancës sonë në ditët në vijim. Anëtarësimi do ta bëjë Finlandën më të sigurt dhe NATO-n më të fortë”, tha zoti Stoltenberg.

Agresioni rus në Ukrainë shënoi një pikë kthese si për Suedinë, ashtu edhe për Finlandën, duke i shtyrë dy vendet që të heqin dorë nga neutraliteti prej disa dekadash dhe të kërkojnë anëtarësim në NATO.

Finlanda dhe Rusia ndajnë një vijë kufitare prej 1300 kilomentrash. Por për sa i përket Suedisë, Turqia dhe Hungaria nuk kanë dhënë shenja se do ta mbështesin anëtarësimin e saj.

Javën që vjen Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkon në Bruksel për të marrë pjesë në takimet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, ku do të flitet për mbështetjen e vazhdueshme për Kievin. Takimi i fundit i ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-s u zhvillua nëntorin e kaluar në Bukuresht të Rumanisë.

Uashingtoni e mbështet fuqishëm anëtarësimin sa më të shpejtë të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Një ekspert i tha Zërit të Amerikës se anëtarësimi i Finladës është firore e madhe për Helsinkin dhe NATO-n dhe një hap prapa për politikat e presidentit Putin.

“Putini e filloi agresionin ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022 duke sfiduar dhe kërcënuar aleancën e NATO-s, për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës. Mendoj se ai shpresonte të pengonte NATO-n. Duhet të jetë shumë zhgënjyese për të kur sheh rastin e Finlandës. Ndodhi pikërisht e kundërta dhe aleanca po zgjerohet”.

Vizita e fundit e udhëheqësit kinez Xi Jinping në Rusi, ka gjasa të jetë një temë diskutimesh në Bruksel. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku po vëzhgon qëndrimin e Pekinit.

“Duhet të jemi të sinqertë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë në luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues në ecurinë e mëtejshme të marrëdhënieve BE-Kinë”.

Analisti i tha Zërit të Amerikës se është e vështirë të vlerësohet rëndësia e takimit mes Presidentit Putin dhe zotit Xi, por duket se në prapaskenë ka një farë tensioni mes Pekinit dhe Moskës lidhur me mënyrën se si Rusia po e zhvillon luftën./VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aksidentohet një autobus në Manastir, 11 të lënduar

“Me datë 22.02.2023 në ora 22:47 në SPB-Manastir është raportuar se në…

BE kërkoi “divorcin” me gazin rus/ A mundet gazi amerikan ta zëvëndësojë? Si dhe sa kushton

BE-ja do t’i thotë lamtumirë furnizimit me gaz nga Moska brenda vitit…

Tërmet në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Hokkaido-n në Japoninë veriore të shtunën…

Izetbegoviq i drejtohet Vuçiqit: Kosova dhe Republika Serbe nuk mund të krahasohen, ju kryet gjenocid në Kosovë

Kryetari i Partisë kryesore boshnjake të Bosnje-Hercegovinës, Partia e Veprimit Demokratik (SDA),…

Vazhdimi i mandatit të Speciales, reagon OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka…