Sot ka mbaruar seanca e parë e procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ish-komandantët e UÇK-ës i kanë dëgjuar akuzat për krime lufte që rëndojnë mbi ta, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në këtë formë nisi zyrtarisht gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, të cilët qe dy vjet e gjysmë gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Plani i Speciales është që paraqitja e provave dhe thirrja e dëshmitarëve në gjykatore të ndodh tek një javë më vonë, më 11 prill.

140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Derisa një ditë para nisjes së gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë lëshuar një komunikatë për media lidhur me procesin gjyqësor.

Në komunikatë thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vrasja e mbrëmshme në Çair: Dy persona me pushka automatike kanë hyrë në çajtore

Mbrëmë rreth orës 21:40 dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë…

352 civilë ukrainas të vrarë nga sulmet ruse, prej tyre 14 fëmijë

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës ka bërë të ditur se 352 civilë,…

Sela në takim me Kurtin

Sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, lideri i Aleancës për…

Ukraina raportohet se ka rrëzuar për herë të parë një raketë hipersonike ruse në qiellin mbi Kiev

Portali ukrainas i lajmeve, Defence Express ka publikuar fotografi të një rakete të shkatërruar…

Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në Strugë

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të…