Shkruan: Zenun Fejzullahu /

Situata me Kovid 19, muajt e fundit i ka ngarkua me frikë të madhe shumë njerëz në shtet, ndërsa disa e kanë pranuar me pakujdesi dhe, edhe më me pakujdesi e tejkalojnë këtë situatë! Organet kompetente u munduan dhe po mundohen të dëshmojnë se megjithatë situata nuk është për ta nënçmuar, sepse kjo nuk ngjanë vetëm te ne por në tërë hemisferën tokësore! Gjithashtu organet kompetente japin instruksione për mbrojtje dhe sa më pa dhimbje të tejkalohet kjo krizë shëndetësore e cila ndikon edhe në jetën shpirtërore të popullit.

Sa i përket masave mbrojtëse, do ta ilustroi me një shembull obligimin për mbajtjen e maskës mbrojtëse! Kjo masë për qytetarët ka kuptime të ndryshme, disa mendojnë se është një shpikje e mirë për mbrojtje, ndërsa disa të tjerë mendojnë se është shpikur për qëllime biznesi! Ato që mendojnë se është shpikur për qëllime biznesi, më kujtoi ngjarjen e cila ka ndodhur në kohën e perandorisë Osmane.

Një Agë i vjetër që në atë kohë ishte tregtarë i madh, pasi arriti në moshë të vjetër, e thirri djalin e vet, për ti sqaruar rreth biznesit. Në fund të bisedës i thotë: birë, unë kamë një mikë të mirë, ai është çifuti me të cilin jemi edhe mik shtëpie, pas vdekjes sime, për gjithçka do të konsultohesh me të. Kështu kaloi një kohë pasi plaku kishte ndërruar jetë, Aga i Ri dëshironte ta zgjeroi biznesin! U kujtua për çifutin, e shkoi te ai për ta pyetur se, paret ku do të mund ti investonte dhe për çka?

Çifuti pasi u mendua i tha se, atë vit biznesi më fitimprurës do të ishte nëse investohet në lëkur lepujt! Aga i Ri menjëherë filloi të bëjë grumbullimin e lëkurave të lepujve, dhe i stërmbushi depot e tij. Por, kaluan disa ditë dhe askush as që pyeti e as që bleu ndonjë lëkur të lepurit. Situata e tillë e shqetësoi ngase të gjitha paratë i kishte investuar në atë biznes, ndërsa malli filloi të prishet dhe ti vijë era e keqe. Doli nëpër qytet, ashtu në mendime, nuk mund ta vërente askënd ngaqë ishte tepër i brengosur. Hasi në Kadinë (Gjykatësin), dhe kur e pa ai, ashtu të shqetësuar e pyeti, çfarë është problemi dhe a ekziston ndonjë mundësi për të ndihmuar? Aga i Ri i përgjigjet, se nuk ka askush mundësi ti ndihmon, sepse tanimë çdo gjë ishte vonë, për çfarëdo lloj ndihme! Por Kadiu insistoi që ti tregoi se për se bëhet fjalë, dhe më në fund Aga i Ri ja tregon tërë hallin. Kur e dëgjoi Kadiu, i tha, dëgjo Agë, ti lëkurat domosdo do të duhet ta hedhësh por bishtat duhet të jua presësh dhe duhet ti ruash. Në ata kohëra Kadiu kishte plotësisht të drejtë për të sjellë dekretligj me fuqi ligjore (si qeveria jonë teknike!), me të cilin detyrohej çdo çifut që në kapelë të mbante edhe bishtin e lepurit. Të gjithë çifutët filluan të blejnë, në mënyrë që mos të gjobitën. Aga fitoi pesë herë më shumë nga ajo që kishte menduar se do të fitonte prej lëkurave!

Për se bëhet fjalë në tregim?

Nëse je pjesë e pushtetit, atëherë ai do të ndihmon në një mënyrë që fare nuk është e mundshme, por, nëse nuk je pjesë e pushtetit atëherë do të dënohesh edhe për diçka mandej që është shumë banale.

Të kthehemi te ato që mendojnë se maska është biznes!

Se di, ndoshta gjithçka është e drejtë!

Por, kur do të mendoj njeriu për situatën sot, që nuk është rast vetëm në shtetin tonë, por në tërë hemisferën tokësore, atëherë bëhet e qartë se biznesi aspak nuk është shkaku! Por bëhet fjalë për situatë serioze, ku me të vërtetë duhet të mbrohemi dhe të mos merremi me supozime jo serioze. Do të mbaroja me një thënie të një filozofi: “Nuk më habisin fëmijët pse frikohen prej errësirës, por më habisin të rriturit që më së shumti frikohen prej dritës, ndërsa kjo është tragjedia më e madhe!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…