14 nxënës dhe një mësues u qëlluan për vdekje të martën në një shkollë fillore në Uvalde, në jugperëndim të Teksasit.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha se autor i ngjarjes së rëndë ishte Salvador Romas, një 18-vjeçar nga Uvalde. Sipas tij, ai “qëlloi dhe vrau pa mëshirë dhe në mënyrë të pakuptueshme 14 studentë dhe një mësues… 18-vjeçari mbeti po ashtu i vrarë. Ai besohet se u qëllua nga oficerët e policisë”.
Autori dyshohet se me vete kishte pistoletë dhe pushkë. 18-vjeçari po ashtu dyshohet se para se t’i drejtohej shkollës fillore qëlloi gjyshen e tij. Gjendja e gruas mbetet e paqartë. Arsyet e ngjarjes së rëndë për momentin janë të panjohura.
Të shtënat vijnë pak më shumë se një javë pasi 10 persona u vranë në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, një sulm që ngjalli sërish debat se përse SHBA ka dështuar vazhdimisht në miratimin e reformës të kontrollit të armëve.