Vlefshmëria e certifikatës për vaksinimin dhe shërim nga COVID-19 për ata më të vjetër se 18-vjeç po zgjatet nga gjashtë në nëntë muaj dhe vendimi do të zbatohet nga 1 shkurti, njoftoi Qeveria e Sllovenisë në faqen e saj zyrtare në internet.

Autoritetet sllovene kanë marrë gjithashtu një vendim që një person i dërguar nga policia në karantinë shtatë-ditore kur hyn në Slloveni nuk mund ta ndërpresë atë pas pesë ditësh me një test negativ PCR.

Vendimi hyn në fuqi të hënën, më 17 janar dhe është publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë.

Masat e reja në Slloveni janë në fuqi që nga 10 janari për shkak të përhapjes së variantit Omicron të Coronavirusit, të cilat përfshijnë shkurtimin e vlefshmërisë së testeve negative për hyrje në vend, kështu që testi PCR është i vlefshëm për 48 orë dhe antigjen i shpejtë vetëm 24 orë.

Fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe pasagjerët në transit nëpër Slloveni, me kohëzgjatje jo më shumë se 12 orë, përjashtohen nga detyrimi për të pasur dokumente COVID për hyrje në Slloveni. /kp/Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koronavirusi i prek edhe punëtorët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë të martën se…

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një burrë dhe një grua…

Kryeministri bullgar pritet me pankartë fyese në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev njofton se partia e tij…

Policia ndërhyn në KZAZ nr. 47 Elbasan, prania e madhe e njerëzve shqetëson numëruesit

KZAZ nr. 47 në Elbasan ka marrë vendim dhe ka kërkuar ndihmën…

Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të…