Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund një qeverie të unitetit kombëtar që shihej se ka pasur një mundësi të rrallë për të sjellë stabilitet dhe për të zhbllokuar potencialin ekonomik të vendit.

Në një deklaratë, zyra e presidentit Sergio Mattarella tha të enjten se Draghi do të mbetet në krye të qeverisë deri sa të zgjidhet pasuesi i tij. Mattarella tani pritet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme, raporton ft.

Koalicioni i unitetit kombëtar i Draghit, i krijuar në fillim të vitit të kaluar në thellësi të krizës COVID-19, u shpërbë të mërkurën pas një debati të egër parlamentar.

Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës përballet me sfida në rritje, duke përfshirë ngadalësimin e rritjes, inflacionin dhe kostot më të larta të huamarrjes.

“Pas debatit të djeshëm kam nxjerrë përfundimet e mia”, tha Draghi gjatë një paraqitje të shkurtër në dhomën e ulët të parlamentit përpara takimit me presidentin.

Në debatin parlamentar të mërkurën, Draghi akuzoi disa anëtarë të koalicionit të tij ndërpartiak se po përpiqeshin të përmbysnin axhendën e reformës dhe kërkoi që ata të riangazhoheshin për të.

Por dy parti të qendrës së djathtë – Liga e Matteo Salvinit dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit – së bashku me Lëvizjen populiste Pesë Yjet e udhëhequr nga Giuseppe Conte bojkotuan votimin e besimit të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zbardhen detajet e shkëmbimit të të burgosurve ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë

Janë zbardhur detajet e shkëmbimit të të burgosurve, operacion i realizuar të…

Aleanca pritet ti ketë 30 mijë vota më shumë se BDI-ja

Shkruan: Besnik Halimi Zgjedhjet e 12 Prillit  si duket kanë vendosur në…

Luftëtarët ukrainas: “Kemi të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve”

Një nga mbrojtësit e fundit ukrainas në Mariupol i ka thënë BBC-së…

Sulmi me armë në Idiana, autori i dyshuar një 19 vjeçar

Policia zhvilloi të premten kërkime në një objekt të kompanisë Fedex në…

Lajmi i fundit: Shkon në 61 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar…